Ne nuk duhet të mbetemi skllevër të frikës

E publikuar: 15/05/2016 19:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Aurel Dasareti, USA

Kur tensioni ngjitet, shqetësimi rritet. Shqiptaria gjendet me kokën në rërë, prandaj ka nevojë për udhëheqës të mirë, atdhetarë të patrembur të cilët janë të shtyrë nga dashuria, për të shërbyer – jo për të sunduar.

***

Shqiptarët vetë duhet të përveshin krahët e jo të presim nga të huajt që të na lumturojnë. Fqinjët gjakatarë që na kanë dëmtuar dhe pushtuar tokat tona “e kanë kryer obligimin që kishin dhe kanë ndaj vetvetes dhe vendit të tyre”, ndërkaq mbetet që edhe shqiptarët të kryejnë obligimin e vet ashtu që të balancohen gjërat. Nuk është faji i fqinjëve që ato pak toka të copëtuara që na kanë mbetur udhëhiqen nga kone dhe bushtra shqipfolëse të cilët jo vetëm se kurrë nuk do ta demokratizojnë dhe ribashkojnë vendin, por janë në gjendje të sjellin edhe luftërat vëllavrasëse vetëm që edhe më tutje të mbeten servilët e të huajve; vetë populli duhet t`i paralajmëroj: “STOP fëlliqësira, ju nuk respektoni marrëveshjet, normat dhe ligjet të cilat vetë i keni përpiluar dhe miratuar, këtej nuk kalohet më”.

***

Ka zëra se polarizimi është negativ. A duhet të lejojmë forcat e errësirës të vazhdojnë si të duan, pa zbuluar se çfarë është ajo që shohim dhe se çfarë do të thotë? Pa treguar polarizimin midis errësirës dhe dritës, si mund të zgjedhim?

Jetojmë në epokën kompjuterike ku lajmet shpërndahen menjëherë, kudo. Koha në të cilën ne jemi tani është një kohë kur të gjitha gjërat e fshehura në shoqërinë tonë duhet të dalin sheshazi, në mënyrë që njerëzit të mund të bëhen të vetëdijshëm për të bërë zgjedhje në lidhje me to. Kjo do të ndodhë. Ky revolucion ndërgjegjeje nuk varet nga individët. Nëse ndonjë rrëzohet, ka të tjerë për të marrë përsipër rolin.

Ajo që nuk është bërë me vetëdije, ajo na ballafaqon si fati. Duke u përmbajtur nga krijimi i vetëdijes së realitetit, ata të pavetëdijshmit bëhen xhelatët e vetvetes. Të ndërgjegjshmit e krijojnë vet fatin e tyre.

Sundimtarët i kemi të pashkolluar dhe të korruptuar. Ata janë të varur nga paratë dhe statusi. Mund të blihen lehtë, me lekë ose me tituj dhe status.

Shqiptarët kanë nevojë për udhëheqës. Ne kemi nevojë të shpëtojmë veten nga të këqijtë – jo të mirët. Nëse qeveritarët e bëjnë punën e tyre brenda kufijve (ligjor) që kanë, atëherë ti bëje tënden, lëri në qetësi. Nëse jo, atëherë fuqishëm reago.

Duhet të hapim rrugën për të shembur çdo provincializëm, çdo dogmatizëm dhe rivalitet të sëmurë që me shekuj kanë mbijetuar mes nesh.

Cilido që të jetë roli i dominimit, edhe kafsha mbizotëruese e xhunglës, pareshtur, duhet ta meritojë pozitën e saj, domethënë të japë dëshmi të fuqisë më të madhe, të energjisë, urtësisë, apo gjithçkaje tjetër që e bën të pranueshëm si udhëheqës, prijës. Ndërkaq në shoqërinë njerëzore, lideri shqipfolës i mbuluar nga errësira, asnjëherë nuk ka pasur nevojë të shprehë cilësitë e tij të veçanta, madje as që ka qenë dhe as që është e nevojshme t`i zotëroj ato.shqip=-0 (1)

Shqiptarët duhet të punojnë për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion. Meqenëse nuk kanë shumë mundësi për të gjetur një përgjigje tërësisht të përsosur, duhet të gjejnë një përgjigje të përafërt.

***

Rrjedha e historisë së shqiptarëve nën okupimin sllavo-ortodoks të ish Jugosllavisë vërteton se ata që kanë thënë të vërtetën mbi një regjim të caktuar (terrorist), janë dëbuar për në Anadolli, mbyllur nëpër burgje, apo vrarë, pasi i kanë dhënë shkas tërbimit të pushtuesve që i mbante nën robëri. Sidomos në FYROM, dhuna e sunduesve sllavo-ortodoks e ndihmuar nga tradhtarët kolaboracionist shqipfolës, vazhdon me intensitet gjithnjë e më të madh. Rasti i fundit është ai i Kurthit të Kumanovës, në “Lagjen e Trimave”.

Sigurisht, shpjegimi i natyrshëm do të ishte se viktimat e mashtruara shqiptare ishin të dëmshëm për klasat drejtuese përkatëse (të FYROM-it dhe disa vendeve fqinj) dhe se vrasja e tyre u duk mënyra më e mirë për të mbrojtur pozitat e veta.

Kjo është mjaft e vërtetë, por nuk shpjegon faktin se kush thotë të vërtetën është i urryer thellësisht, edhe nëse nuk përbën ndonjë kërcënim të njëmendtë dhe të qenësishëm për rendin në fuqi. Duke e thënë të vërtetën, mobilizohet rezistenca e atyre forcave të errësirës që e ndrydhin atë. Për këta të fundit, e vërteta është e rrezikshme jo vetëm pse mund të komprometojë pushtetin e tyre, por sepse trondit krejt sistemin e tyre të orientimit.

***

Një e vetëdije e re është përhapur edhe në botën shqiptare të FYROM-it. Protestojnë kundër forcave të errëta të qeverisë fashiste/naziste sllavo-ortodokse dhe zagarëve të tyre shqipfolës, veçanërisht BDI dhe PDSH.

Ne të gjithë jetojmë nën të njëjtin qiell, por jo në të njëjtën botë. Një krijesë zyrtarisht e çmendur e forcave të errësirës, akoma, edhe pas 16 viteve, u premton shqiptarëve ligj që “garanton përfaqësimin zyrtar të gjuhës shqipe” në shtetin artificial, të përkohshëm, fashist/nazist – FYROM.

Duhet të shkatërrohen partitë e deritanishme shqipfolëse atje duke filluar nga BDI dhe PDSH, ndërkaq anëtarët partiak që veç janë konfirmuar si kriminel dhe tradhtarë, por edhe të dyshimtët, të paraburgosen në pritje të ndjekjes penale nga “Gjyqi i popullit”. Nuk ka më efekt t`i kritikojmë; “çka është turpi për rezilin?” Ata e kuptojnë vetëm forcën, vendosmërinë e juaj për veprime adekuate. Sipas kokës – brisku.

Katedralet që po shkatërrohen sot, nuk duhet rindërtuar. Ato s`janë veçse gurë.

Shqiptarë!Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit, sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore”.

***

Shqiptari nuk duhet të trembet. Dashuria është mungesa e frikës. Madje edhe atje te autoritetet, ndoshta ka forca që do ndryshimet të cilët ne i duam. Transparenca. Barazia. Liria Kombëtare. Ndershmëria. E vërteta. Karakteristikat e mira të njeriut dhe të shoqërisë.

Eksplorimi i Alpeve është një detyrë e mundimshme, e vështirë dhe e rrezikshme. Ajo rrugë nuk shkon vetëm lart, por edhe poshtë. Duhet t`u ngjitemi përpjetë dhe të zbresim poshtë. Konceptit të ferrit i është dhënë një përmbajtje e re. Rruga për në qiell kalon nëpër ferr. Pa një bindje të fortë, dëshirën dhe vendosmërinë për të arritur qëllimin – nuk duhet aspak për t`u përpjekur.

(Autori është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike)