Moderatorja e protestës tha se kjo protestë po bëhet , siç u tha, për zhvillimin e ngufatur ekonomik e politik si dhe për “faljen e padrejtë të tokave të Kosovës”.
Me këndimin e himnit kombëtar dhe intonimin e himnit të Kosovës, ka filluar protesta e sotme e organizuar nga AAK dhe NISMA.
Moderatorja e protestës tha se kjo protestë po bëhet , siç u tha, për zhvillimin e ngufatur ekonomik e politik si dhe për “faljen e padrejtë të tokave të Kosovës”.
“Sot na ka sjellë këtu dashuria për kombin e shtetin si dhe për ta mbrojtur sovranitetin e shtetit të Kosovës”, tha kryetari i këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi.
Ai tha se aty ku nuk ka pozita të barabarta, nuk ka dialog të barabartë.
“I themi Po dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- serbi, por i themi Jo dialogut me shtetin që nuk i njeh Kosovën dhe që nuk ka kërkuar falje për krime”, u shpreh Krasniqi.
“Ne dhe ju u themi Po të gjitha fitoreve politike të Kosovës deri në ditët e sotme, por u themi Jo të gjitha marrëveshjeve të dëmshme që kanë bërë Thaçi e Mustafa. Ato nuk janë marrëveshje të shtetit të Kosovës por janë marrëveshje personale të tyre”, Krasniqi
“Dorëheqja e tyre është fundi i krizës politike në Kosovë”, u shpreh Krasniqi.
Sipas tij, vetëm zgjedhjet hapin mundësi për zhvillim.
KALLXO.com po e transmeton protestën drejtpërdrejt:
















