Xhavit Haliti: Masakrat e shtetit serb, shfaqen botërisht barbarinë!

E publikuar: 14/05/2016 11:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti ka kujtuar masakrën ndaj shqiptarëve në disa vende të Pejës.

Sipas tij, shteti serb me këto masakra shfaqi botërisht barbarinë e tij.
Postim i plotë në “Facebook”:
Më 14 maj 1999 në fshatin Qyshk, Pavlan dhe Zahaq të Komunës së Pejës, nga forcat policore si dhe ato elite ushtarake dhe paraushtarake serbe u vranë dhe u masakruan barbarisht 82 civilë (të paarmatosurë) shqiptarë.
Me këto masakra shteti serb shfaqi botërisht barbarinë e tij, para së cilës ishte i pavlefshëm çdo ligj lufte dhe konventë ndërkombëtare.
Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe nderimi i Kombit shqiptar për të gjithë të flijuarit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.