Ramush Haradinaj lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se protesta e paralajmëruar për ditën e nesërme do të jetë më e madhja e mbajtur ndonjëherë.
“Nesër në ora 14:00 do të vijnë qytetar nga i gjithë vendi për të kundërshtuar qeverinë anti-kushtetuese për të penguar marrëveshjet e rënda për vendin për të kundërshtuar jetën e vështirë social-ekonomike.”
Haradinaj këto komente i ka bërë së bashku me liderin e NISMA-s Fatmir Limajn në një konferencën për media të mbajtur në Sheshin “Skënderbeu”.
Haradinaj ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për protestën e nesërme, për të cilën tha se janë angazhuar shumë aktivistë. Ndërsa tha se për itinerarin e protestës janë njoftuar edhe Policia, njofton Klan Kosova.















