Majlinda Kelmendi, evropianja e vitit

E publikuar: 13/05/2016 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, është shpallur sot evropianja e vitit në Kosovës, çmimi ky që në vendin tonë për herë të parë e ndan Bashkimi Evropian, në shenjë falënderimi për çdo individ apo institucion që ka promovuar idenë evropiane në Kosovë.

Shpërblimin e ka prezantuar sot Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar dhe Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ndërkaq, ajo nuk ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së shpërblimit, njofton Klan Kosova.

Pos, Kelemendit, kandidatët për ta marrë këtë çmim nga BE-ja, kanë qenë edhe Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës, Danijela Zubac, anëtare e Bordit të Fondit Zhvillimor, iniciativa “Let’s do it Kosova – Ta pastrojmë Kosovën”, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Krenare Gashi, Shefja e Rrjetit të Qendrave Rinore të Kosovës.