Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë me dije se kafen e mëngjesit sot e ka pirë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Gjithmonë kënaqësi ta takoj dhe të bashkëbisedojmë për temat me interes nacional dhe zhvillimor për Kosovën dhe Shqipërinë”.
“Shfrytëzova rastin njëkohësisht t’i dhurojë edhe librin e shkruar nga avokati irlandez, Michael O’Reilly – ”The Kosovo Indictment” ka bërë të ditur numri një i AAK-së, transmeton Klan Kosova.


















