Lajmet

Millaku: Sabit Geci është i pafajshëm, e kemi vërtetuar këtë gjë; Akuzat ndaj Limajt duken të pabaza

13.05.2016 01:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Millaku: Sabit Geci është i pafajshëm, e kemi vërtetuar këtë gjë; Akuzat ndaj Limajt duken të pabaza

Haxhi Millaku, avokat i Sabit Gecit, ndaj të cilit është duke u zhvilluar proces gjyqësor në Gjykatën e Apelit, në rastin Drenica II, në Ballë për Ballë ka thënë se i mbrojturi i tij është i pafajshëm, gjë që është vërtetuar në shkallën e parë, njofton Klan Kosova.

“Pas aktgjykimit të shkallës së parë dhe pas një gjykimi maratonë, mbi 26 seanca, aktgjykimi i Gjykatës Themelore për Sabit Gecin ishte lirues. Ndërsa prokurori i çështjes ushtroi ankesë për këtë gjë. Në pjesën verbale, për këto tri ditë, prokurori i apelit ka paraqitur në mënyrë verbale, duke tejkaluar kërkesat dhe i ekzagjeruar ato edhe jashtë kornizave”.

Ai ka deklaruar se vendimi në këtë rast pritet të merret pas përfundimit të seancës së të premtes, duke ritheksuar se Geci është krejtësisht i pafajshëm dhe se prokuroria në asnjë pikë nuk i ka vërtetuar pretendimet e saj.

“Vendimi duhet të merret pas përfundimit të seancës së nesërme për Sahit Jasharin”.

“Ne kemi fakte për ta vërtetuar pafajësinë – në këtë rast unë për të mbrojturin tim Sabit Gecin. Ai është i pafajshëm dhe janë provat që e vërtetojnë këtë gjë. Ka pasur shumë shkelje procedurale në këtë proces, sidomos në vlefshmërinë e provave. Në gjykimin në shkallën e parë është vërtetuar shumë mirë pafajësia e të mbrojturit tim. Por prokuroria dështimin e saj është munduar ta mbulojë përmes një dëshmitari, që thotë se për disa minuta është rrahur nga Sabit Geci – të cilin as nuk e ka njohur, por që i është thënë nga të tjerë se ai ka qenë i mbrojturi im”.

“Unë pres aktgjykim lirues jo vetëm për Sabit Gecin, por për të gjithë. Në detaje avokatët kanë analizuar secilën provë dhe e kanë vëretuar pafajësinë e tyre”.

Ndërsa, sa i përket akuzave të reja për Fatmir Limajn, për vrasje të dyfishtë, Millaku ka thënë se nuk beson që deputeti të jetë fajtor për atë që akuzohet, duke vënë në dyshim akuzën e prokurorisë, njofton Klan Kosova.

“Vrasjet për të cilat akuzohet Fatmir Limaj mund të jenë bërë nga ndonjë keqbërës, por jo nga dikush i nivelit të tij. Sepse është shumë indikative që 17 vjet pas luftës të fillohet një procedurë, provat për të cilën kanë mundur të sigurohen më herët. Nëse kjo çështje është përfunduar atëherë është një spektakël i llojit të vet në komentimin e të cilit nuk do të lëshohesha”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vetëvendosje e merr mandatin e 51-të nga votat me postë, AAK bie për një

Vetëvendosje e merr mandatin e 51-të nga votat me postë, AAK bie për një

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit

Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës