Kryesore

Mbrojtja beson në drejtësi për rastin “Drenica I”

11.05.2016 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mbrojtja beson në drejtësi për rastin “Drenica I”

Gjykata e Apelit sot do ta shqyrtojë ankesën e avokatëve për rastin “Drenica I”, ndërsa pala mbrojtëse shpreson se kjo gjykatë do të vendosë sipas standardeve ndërkombëtare dhe do t’i shpallë të pafajshëm ish-komandantët e UÇK-së, Sylejman Selimin dhe Sami Lushtakun.
Tomë Gashi, avokat i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, shpreson në një aktvendim lirues të gjykatës për klientin e tij.
Sipas Gashit, klienti i tij është dënuar pa asnjë provë. “Dje Kosova festoi Ditën e Evropës, ndërsa nesër fillon seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Prishtinë sipas ankesës së avokatëve në rastin e ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit, ish-komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtakut, si dhe komandantëve dhe ushtarëve të tjerë në rastin e njohur si ‘Drenica I’. Mbrojtja e z. Sylejman Selimit shpreson se Gjykata e Apelit do të vendosë sipas standardeve të Evropës dhe do t’i shpallë të pafajshëm z. Sylejman Selimin, z. Sami Lushtakun dhe të tjerët, sepse ata pa asnjë provë e në kundërshtim me standardet evropiane të drejtësisë dhe të gjykimit të drejtë u shpallen fajtorë në muajin maj të vitit 2015 për vepra të cilat nuk i kishin kryer”, ka vlerësuar Gashi.
Ai ka deklaruar se ky rast do të tregojë shumë për raportet në mes të Kosovës dhe BE-së. “Politikanët tanë dhe të Evropës po thonë se tanimë jemi shumë afër Evropës. Ky rast dhe rasti ‘Drenica II’, që po ashtu është caktuar në Gjykatën e Apelit më datën 16 maj 2016, do ta vërtetojnë apo demantojnë afërsinë e Evropës me Kosovën sa i përket sundimit të ligjit, sepse në Evropë nuk do të duhej askush të shpallej fajtor për veprat që nuk i ka kryer apo pa asnjë provë kredibile. Ky standard i drejtësisë do të duhej të vlente edhe në Kosovë, do të duhej të vlente edhe për ish-pjesëtarët e UÇK-së, sepse Kosova është Evropë”, është shprehur Gashi.
Edhe avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci, beson se klienti i tij do të shpallet i pafajshëm. Në një deklaratë për “Epokën e re” ai ka treguar se në ankesë ka paraqitur argumente të fuqishme lidhur me pafajësinë e ish-komandantit të UÇK-së. “Unë dhe klienti im besojmë në drejtësi dhe jemi të bindur se kolegji gjyqësor i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it dhe gjyqtarit vendor do të marrë vendim të drejtë dhe të ligjshëm. Në ankesë kam paraqitur argumente të fuqishme lidhur me pafajësinë e z. Lushtaku. Prandaj, besoj se do të aprovohet”, ka thënë Koci.
Më 27 maj Gjykata Themelore në Mitrovicë, dy ish-komandantët e UÇK-së, së bashku me disa ish-bashkëluftëtarë të tyre, i ka dënuar me dhjetëra vite për krime lufte. Sylejman Selimi është dënuar me 14 vjet burgim, ndërsa Sami Lushtaku me 12 vjet.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”