Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Fushë Kosovë, e cila dyshohet se ka kryer veprën penale trafikim me qenie njerëzore.
“Njësiti i hetimeve ka arrestuar të dyshuarën femër për veprën penale ‘trafikim me qenie njerëzore, është njoftuar prokurori kujdestar i cili urdhëron që e dyshuara të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.




























