Edhe pse me muajë të tërë është përmendur dhe shkruar se Jose Mourinho do të jetë menaxheri i ardhshëm i Manchester United, mediat britanike tashmë janë shumë skeptik se kjo do të ndodh pasi gjërat kanë ndryshuar, dhe besohet se në stolin e “djajëve të kuq” do të ulet Maurizio Pochettino.
Trajneri aktual i Tottenham, i cili i ka dërguar Spurs në pozitën e dytë senzacionale, mbrëmë ka qenë në darkë me Alex Ferguson i cili për dy dekada kishte udhëheq klubin nga Old Trafford. Sipas shkrimeve të fundit të gazetarëve të atjeshëm, ishte një darkë jo vetëm formale, por pritet që Pochettino të jetë pasardhësi i Louis Van Gaal.
Por, Pochettino para pak kohësh kishte nënshkruar kontratë të re me Tottenham deri në vitin 2021, derisa zyrtarët e klubit londinez janë më të vështirët për të biseduar në futbollin anglez, dhe është shumë vështirë të besohet se trajneri do të lirohet kaq lehtë.
Nëse marrëveshja do të arrihet, në fund pyetja më e shpeshtë do të jetë…ku do të shkoj Mourinho.