Kryesore

Mustafa paralajmëron formimin e FAK-ut, serbët s’dinë gjë

10.05.2016 08:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mustafa paralajmëron formimin e FAK-ut, serbët s’dinë gjë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar që shumë shpejt do ta themelojnë edhe Forcën e Armatosur të Kosovës, ndonëse nuk ka bërë të ditur nëse është marrë vesh me përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës. “Po punojmë për krijimin e ushtrisë së Kosovës që do jetë ushtri e nivelit evropian dhe e pranuar në NATO”, kishte thënë ditë më parë kryeministri Mustafa.

Por, ndryshe mendojnë përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët thonë se ende askush nuk ka biseduar me ta rreth formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Madje, i quajnë joserioze deklaratat e politikanëve se shpejt do të ndodhë formimi i FAK-ut, përderisa nuk ka asnjë bisedë serioze rreth kësaj çështjeje me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, në Kuvend.

Ushtria e Kosovës do të formohet

Edhe zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, është i bindur në themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Ai i ka thënë gazetës “Zëri”, se megjithatë për këtë duhet të merren vesh me deputetët e komuniteteve në Kuvendin e Kosovës. “Ushtria e Kosovës do te formohet në këtë apo atë mënyrë. Se kur do të ndodhë kjo është vështirë të thuhet, pasi që për një çështje të tillë duhet të merremi vesh edhe me deputetët nga komunitetet. Unë besoj se në këtë çështje do të kemi konsensus të përgjithshëm nga të gjitha forcat politike shqiptare”, ka thënë Gecaj, duke shtuar se ende nuk ka asgjë konkrete rreth qëndrimit të Listës Serbe nëse do ta përkrahë themelimin e FAK-ut apo jo.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje