Kryesore

Mos u largoni nga atdheu, mos ju dorëzoni dëshpërimit

08.05.2016 19:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mos u largoni nga atdheu, mos ju dorëzoni dëshpërimit

Derisa ka përmendur prioritet që duhet te ketë vendi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se lufta ndaj korrupsionit duhet të jetë angazhim i secilit që ka përgjegjësi publike. “A do rrimë duarkryq që ta lëmë korrupsionin që të na pengojë të ardhmen e fëmijëve tanë? Ne kemi obligim të çrrënjosim nga administrata jonë publike mentalitetin e ryshfetit dhe favoreve të paligjshme. Do të angazhohemi për forcimin e shtetit ligjor, për konsolidimin e prokurorisë dhe gjyqësorit për të rritur efikasitetin, integritetin, profesionalizmin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Do të investojmë në ngritjen e kulturës tonë juridike, që të rrisim vetëdijen qytetare, sensin e përgjegjësisë individuale, vigjilencën dhe guximin për të denoncuar çdo rast korruptiv. Ne do t’i japim fund pasigurive ligjore, dhe pengesave burokratike, që demotivojnë njerëzit e punës dhe të biznesit të ligjshëm. Nuk do të kemi asnjë tolerancë ndaj abuzimit me postet publike dhe ndaj korrupsionit”, ka thënë Veseli para të pranishmëve në Konventën e PDK-së. Veseli: Nuk e kemi fituar luftën që të humbim paqenKryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se ne kemi një popull punëtor, një rini gjithë energji, një tokë të begatë dhe shpirt ndërmarrësie.“Është detyra jonë që gjithë ky potencial të çlirohet dhe shndërrohet si uragan i  zhvillimit! Këtë e presin qytetarët nga ne, nga Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Kadri Veseli, kreu i PDK-së, në fjalimin e tij para të pranishmëve në ditën e dytë të konventës së PDK-së. “Sa herë që vendi ynë ndodhet në udhëkryq, populli e kthen kokën nga ne! Unë jam këtu për t’ju thënë, se nuk kemi fituar luftën që sot të humbim paqen. Ka shumë probleme që mundojnë jetën e qytetarëve tanë, e që kërkojnë përgjigje nga ne. Unë do përpiqem, sa të mundem, që të gjej zgjidhjen më të mirë dhe më konkrete për brengat e qytetarëve tanë.”Ndoshta disa përgjigje të mia mund të mos jenë aq efikase sa shpresoj, por ju siguroj se nuk do ndalem së kërkuari rrugën e duhur, që sjell zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje