Lajmet

Kosova s’ka aplikuar për anëtarësim në OBSH

07.05.2016 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova s’ka aplikuar për anëtarësim në OBSH

Kosova nuk është anëtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shtetet, të cilat janë anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mund të bëhen edhe shtete anëtare të OBSH-së derisa ato që nuk janë, mund të aplikojnë.

Meqë Kosova nuk është anëtare e OKB-së, institucionet e vendit duhet iniciojnë çështjen e aplikimit, ndërsa më pastaj vendoset nga anëtarët e gjithsej 193 shteteve, nëse do të anëtarësohet ose jo shteti që aplikon.

Por, zyra e OBSH-së në Kosovë është e pranishme që nga viti 1998 dhe ka dhënë një kontribut të veçantë drejt avancimit dhe konsolidimit të sistemit shëndetësor kosovar.

Udhëheqësi i kësaj zyre, Skënder Syla, ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë përfitimet që mund t’i ketë Kosova pas anëtarësimit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

“Sa i përket përfitimit, Kosova nuk është anëtare e OBSH-së, por e kemi bërë të mundur që përfaqësuesit e Kosovës të marrin pjesë në takimet e nivelit teknik, dhe pasi nuk jemi shtet anëtar, nuk mund të marrim pjesë në takime të larta, siç janë takimet ministrore, Asambleja e Përgjithshme e OBSH-së si dhe komitetet rajonale të OBSH-së, që në këtë rast përfshin rajonin dhe Evropën. Përfitimet pa dyshim që do të ishin të asaj natyre, që do të na mundësonte gërshetimin dhe këmbimin e informative me shtetet që do të takoheshim”, ka shpjeguar Syla.

Time Kadriaj, nga Komisioni për shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Ministria e Shëndetësisë është dashur që ta iniciojë çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Mirëpo, siç ka thënë ajo, deri më tani, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Unë deri tani nuk kam dëgjuar se Ministria e Shëndetësisë ka aplikuar në OBSH. Mendoj se është një dështim i këtij institucioni. Përpos që po dështon në menaxhim të mirëfilltë të institucioneve shëndetësore, për sigurimin e barnave të listës esenciale; po dështon në zbatim të shumë ligjeve, siç është ai i sigurimeve shëndetësore, ky është edhe një dështim i radhës”.

“Ministria e Shëndetësisë, e ka një performancë të keqe, ku po vendosen njerëz që në rend të parë e kanë veten dhe klikat partiake, si dhe tenderomaninë, duke mos u interesuar se çka po ndodh me shëndetësinë”, ka thënë Kadriaj.

Minsitri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka thënë se përveç ministrisë që ai drejton, edhe ajo e Punëve të Jashtme si dhe Presidenca, janë duke punuar në këtë drejtim. Siç ka deklaruar minsitri Rrahmani, duhet pritur momentin e duhur që të aplikohet për anëtarësim në këtë organizatë.

“Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë si Ministri e Shëndetësisë me zyrën e OBSH-së në Prishtinë. Gjithmonë kanë qenë promotorë të shumë proceseve pozitive në shëndetësi dhe janë përkrahës të hapave që ne i ndërmarrim për zhvillimin e shëndetësisë. Anëtarësimi i Kosovës në OBSH do të krijojë shumë mundësi të reja edhe për Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe për shëndetësinë në përgjithësi”, ka thënë Rrahmani.

Tutje, sipas ministrit Rrahmani, institucionet duhet të marrin iniciativë që të aplikojnë, por, sipas tij, duhet marrë parasysh edhe faktin që nëse nuk sigurohen votat e mjaftueshme, anëtarësimi mund të refuzohet.

“Në vitin e kaluar i jemi drejtuar Ministrisë së Punëve të jashtme dhe Presidencës që të na sugjerojmë se çfarë janë raportet në çështjen e arritjes së përkrahjes së numrave sa i përket votave. Përgjigjja ka qenë që janë duke punuar në këtë drejtim”, ka deklaruar Rrahmani, transmeton rel.

Pavarësisht faktit se nuk është ende anëtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kosovës i është dhënë mundësia të marrë pjesë në të gjitha konferencat ndërkombëtare dhe rajonale të kësaj organizate.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje