Kryesore

Rriten për 20 për qind kërkesat për pasaportë biometrike

07.05.2016 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rriten për 20 për qind kërkesat për pasaportë biometrike

Numri i qytetarëve të Kosovës për tu pajisur me pasaportë biometrike, pas vendimit të Komisionit Europian për rekomandim të heqëse së vizave për kosovarët, ka shënuar rritje.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB), numri i aplikimeve është rritur për 20 për qind, në krahasim më një ditë të zakonshme para datës 4 maj, kur edhe KE ka dhënë rekomandimin për heqjen e vizave.

Në MPB thonë se pavarësisht shtimit të numrit të aplikimeve, ka mjaftueshëm pasaporta biometrikë dhe, se puna është duke vazhduar normalisht.

“Po ka një shtim të numrit të aplikimit, nëse flasim me shifra konkrete nga një ditë e zakonshme kur kanë aplikuar qytetarët, kemi një rrije për rreth 20%, por mund të ju konfirmojmë se në Departamentin për Prodhim të Dokumenteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka sasi të mjaftueshme të pasaportave biometrike dhe sistemi është duke punuar shkëlqyeshëm dhe puna është duke vazhduar normalisht dhe pavarësisht rritjes së kërkesave për aplikim të qytetarëve, ne kemi sasi të mjaftueshme që t’i pajisim qytetarët tanë me pasaporta biometrike brenda afatit të paraparë me ligj”, thuhet në përgjigjen e MPB-së, për lajmi.net.

Kjo ministri ka bërë të ditur se, deri më tani, 1,312,602 kosovarë janë të pajisur me pasaporta, ndërsa pasaporta biometrike të lëshuar nga MPB janë 666319, kurse numri i pasaportave jo biometrikë të lëshuar është 646283.

“Për pajisje me pasaportë për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim të dhënave dhe humbjes, dëmtimit në të gjitha rastet e aplikimit për personat me moshën mbi 18 vjeçare, çmimi është 30 euro. Për pajisje me pasaportë për fëmijë deri në moshën 18 vjeçare(për të gjitha llojet e aplikimit) çmimi është 20 euro. Për pajisje me pasaportë për pensionistët (për të gjitha llojet e aplikimit), çmimi është 15 euro, etj. Ndërsa qytetarët që kërkojmë pasaportë me procedurë të përshpejtuar brenda afatit prej 48 orëve, duhet të paguajnë 80 euro”, kanë thënë për lajmi.net zyrtarë të MPB-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit