Lajmet

Liberalizimi gëzon pacientët që kërkojnë shërimin jashtë Kosovës

06.05.2016 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Liberalizimi gëzon pacientët që kërkojnë shërimin jashtë Kosovës

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës si dhe qytetarët, kanë mirëpritur propozimin e Komisionit Evropian drejtuar Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Me këtë propozim, Kosova do të vendoset në listën e vendeve që mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.

Përveç përfitimeve që qytetarët e Kosovës do t’i kenë në lëvizjen e lirë, edhe pacientët të cilët janë të detyruar që shërimin ta kërkojnë jashtë vendit, i janë gëzuar këtij lajmi.

Zyrtarë qeveritarë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se kanë pasur shumë raste kur me rekomandimin e mjekut pacientëve iu është dashur të udhëtojnë jashtë vendit për shërbime të caktuara shëndetësore. Por shpeshherë vështirësitë në marrjen e vizave ua kanë pamundësuar udhëtimin jashtë Kosovës.

Mimoza Ahmeti, është një familjare e pacientit të sëmurë nga veshkat. Ajo thotë se në mungesë të marrjes së shërbimeve adekuate shëndetësore në Kosovë, kanë vendosur që babanë e saj ta dërgojnë në Zvicër për trajtim. Por, pacienti është refuzuar nga ambasada ku ai ka aplikuar.

“Neve në familje personalisht na ka ndodhur të refuzohemi nga ambasada,ku kemi aplikuar për vizë, ndonëse kemi aplikuar për trajtim shëndetësorë. Babai im është refuzuar tri herë, dhe më pas na ka ikur termini në spitalin ku ai ka dashur të bëjë transplantimin e veshkës”, ka thënë Ahmeti.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka bërë të ditur se ka pasur raste të shumta që pacientët ndonëse me rekomandim të mjekut, janë refuzuar nga ambasadat dhe nuk kanë marrë trajtimet adekuate në mungesë të atyre shërbimeve brenda Kosovës.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën përveç që lejon qarkullimin e lirë për qytetarët në përgjithësi, në veçanti gëzon pacientët që kërkojnë ndihmë shëndetësore jashtë vendit. Këta pacientë shpesh ndonëse u është dashur të udhëtojnë për shërim, por iu është refuzuar viza. Rasti konkret është para një jave, me arsyetimin e ambasadës se fondet e saj nuk kanë qenë të mjaftueshme”, ka thënë Sadiku.

“Shpeshherë ndonëse është bërë termini me mjekë në vende të caktuara, iu ka humbur termini për shkak të vonesës së marrjes së vizave”, ka vijuar ai.

Tutje Sadiku thotë se problemi me vizat ka dështuar edhe marrëveshjen ndërshtetërore për dërgimin e pacientëve në shtetet evropiane.

“Një shembull që do ta marr si dështim është ai me shtetin e Kroacisë. Ndonëse ata kanë dashur të bashkëpunojnë dhe tu ofrojnë shërbime pacientëve kosovarë, këtë marrëveshje e kanë ndërprerë kur i kanë kuptuar që vështirësitë për marrjen e vizave për të hyrë në këtë shtet”, ka thënë ai.

Një problem tjetër mbetet edhe mungesa e miratimit të ligjit për Sigurime Shëndetësore. Ndonëse kosovarët do të udhëtojnë së shpejti pa viza në zonën Schengen, sigurimet shëndetësore do t’i blejnë siç ka ndodhur me vite, transmeton rel.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Imet Rrahmani, ka thënë se në mungesë të sigurimeve shëndetësore, pacientët që udhëtojnë jashtë vendit, por edhe gjithë qytetarët, do t’i blejnë sigurimet shëndetësore siç i kanë paguar deri tani.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur