Heqja e vizave për Kosovën, Rama: BE-ja më në fund po çlirohet nga turpi

E publikuar: 04/05/2016 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas propozimit të Komisioni Evropian, që i sugjeron Bashkimit Europian dhe Parlamentin Europian heqjen e vizave për Kosovën, ka reaguar kryeministri shqiptar Edi Rama.

Rama shprehet se pas anëtarësimit në UEFA, Kosovës i vjen një lajm tjetër i gëzueshëm.

Ai ka theksuar se me këtë vendim BE-ja, më në fund po çlirohet nga turpi.

Rama ka kritikuar gjithnjë qëndrimin e BE-së, ku në shumë raste i ka kërkuar që të kishte tjetër qasje në lidhje me vizat për shtetin e Kosovës.