Majko: Kosova në UEFA, dy kombëtare si kokat e shqiponjës

E publikuar: 04/05/2016 10:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish – kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko ka përgëzuar anëtarësimin Kosovës në UEFA.

Majko përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Kosova në UEFA si dy kokat e shqiponjës së flamurit kombëtar.

“Kosova në UEFA. Do të kemi dy kombëtare, si dy kokat e shqiponjës së flamurit tonë kombëtar”, ka shkruar Majko.