Chelsea dhe Tottenhami kanë barazuar 2 me 2 në xhiron e 36-të dhe ky rezultat e shpallë matematikisht Leicesterin kampion të ri të Anglisë.
Falë barazimit të Tottenhamit, Leicesteri mban distancën prej shtatë pikësh në tabelë teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund.
Harry Kane dhe Son Heung-Min realizuan dy gola në pjesën e parë për Tottenhamin, ndërsa “Blutë” barazuan gjithçka në të dytën përmes Gary Cahillit dhe Eden Hazardit.
Tani Leicesteri matematikisht është kampion i ri me 77 pikë të tubuara deri tani. Shtatë më pak ka përcjellësi i parë Tottenhami. I treti është Arsenali me 67 pikë, ndërsa Manchester City ka 64