Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku thotë se kjo javë do të shënojë suksese historike për Kosovën e që duhet uruar.
Edhe pse Kosova ende se ka marrë rekomandimin për liberalizimin e vizave, e as vendimin për anëtarësim në UEFA, Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku nuk është përmbajtur dhe ka uruar qytetarët për këto dy të arritura.
Çollaku në një postim të tij në facebook, thotë se kjo javë do të shënojë suksese historike për Kosovën e që duhet uruar për to.
“Filluam javën e re, që natyrshëm do të ketë lajme dhe zhvillime të reja. Për më tepër, jam shumë i sigurt se do të jetë një javë shumë dinamike dhe e mbushur me lajme historike për shtetin tonë të ri. Këto lajme që do vinë, edhe pse të vonuara pa fajin tonë, do të gëzojnë shumë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Me lejoni të marr guximin dhe paragjykoj sukses të plotë të Kosovës i cili është plotësisht i merituar. Prandaj, në menyrë krejt të pazakonshme, iu uroj paraprakisht të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për sukseset historike të kësaj jave”, ka shkruar ministri.

















