Lajmet

Zemaj: Jo veç Xhavit Haliti me kaseta e Adem Demaçi i devijuem por krejt bota me u çue në kambë nuk mundet me mohue FARK’un

27.04.2016 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zemaj: Jo veç Xhavit Haliti me kaseta e Adem Demaçi i devijuem por krejt bota me u çue në kambë nuk mundet me mohue FARK’un

Asht mire qe kur ka tema te tilla me u ballafaque ne debate publike.

Kjo s’asht teme tabu asht mase e vertet, ka egzistue Ministria e Mbrojtjes.

Forcat e Armatosuna perfshijne edhe UÇK’n dhe njisitet e mbrojtes territoriale edhe grupet e organizueme te mahershme. Keshtu tha deputeti i LDK’s Armend Zemaj si mysafir ne Rrokum Roll.

“Tendencat dhe organizimet per me fillue kane qene shume ma te hershme se UÇK. Grupimet kane fillue prej vitit 1991”, theksoi Zemaj.

Tue kallxue per njisitet dhe brigadat, Zemaj tha se nuk kane qene 2 emblema ne luften e UÇK’s, tue e permend ate te UÇK’s.

“Ahmet Krasniqi ka qene minister i Mbrojtjes. Takimi i marreveshjes se Oslos ka pase per qellim me unifikue faktorin edhe politik edhe ushtarak.

S’e di a ka marreveshje me shkrim po aty u arrite pajtimi me qene nji shtab suprem, qe te gjitha grupet me u grumbullue ne nji njisi dhe te tana me pase nji adrese”, tha ai tue e kallxue edhe flamurin e Brigades 134 ku poshte saj shihen dy shkronja – F dhe A, per te cilat Zemaj thote se jane inicialet e Forcave te Armatosuna.

“Ne Qershor ka qene beteja e pare ne Koshare dhe e fundit e fitueme nga Forcat e Armatosuna”, tha ai tue kallxue se edhe forcat serbe kane shkrue per hymbjet qe i kane pesue ne ate beteje.

“Nofkat kane ardh .. e le ti spjegojne ata pse kane ardh”, tha nder tjera Zemaj tue fole rreth luftareve te UÇK’s qe nuk kane pase nofka te cilet qysh tha ai – kane luftue e kane vdek me emna e mbiemna, se nuk kane pase nevoje per nofka.

“Jo qe kishte me i ba nder kesaj, por çfaredo incizimi qe ka me pase .. jo Xhavit Haliti po krejt bota me u çue s’munet me mohue se ka egzistue Ministria e Mbrojtjes e shtabi i pergjithshem i FARK”, u shpreh i preme Zemaj.

Ai me tej tha se njisitet e organizueme e kane pershendet Kuvendin qe u krijue nga zgjedhjet ne vitin 1998, ku qysh tha ai, ka edhe deklarate te tyne.

Zemaj shtoi se madje keto grupe i kane ftue perfaqesuesit e Kuvendit me i vizitue ato ne terren.

Zemaj ne vazhdim tha se jane propozue amandamentet per Ligjin e Statusit te vetereaneve dhe invalideve te luftes, por qe nuk u votuen nga shumica e subjekteve politike si PDK, AAK e VV.

Simbas tij deputetet e partive ne biseda private me te i kallxojne se kush i ka “ndale” gjate votimit te njohjes se statusit te luftareve te UÇK’s, simbas tij ata persona jane ata qe kane luftue ma s’paku apo nuk kane luftue fare.

E kur u pyet se kush jane ata qe i kane ndale, Zemaj tha se don me ba nji debat publik e me i kallxue emnat, por gjate diskutimit Zemaj i permendi Xhavit Halitin dhe Adem Demaçin.

Krejt ne fund, Zemaj bani thirrje qe historianet dhe ata me “mendje te shendoshe” me hulumtue e me kallxue per luften e Kosoves.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%