Rasti i Sejdi Thaqit, i kthyer pas 17 vitesh, ende i paqartë

27.04.2016 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rasti i Sejdi Thaqit, i kthyer pas 17 vitesh, ende i paqartë

Sejdi Thaqi, rreth 80 vjeç, nga Komuna e Klinës, është kthyer nga Serbia në Kosovë pas 17 vitesh, që kur konsiderohej person i zhdukur i luftës së fundit. Emri i tij, figuron edhe në listën e personave të pagjetur të luftës.

Kthimin e tij e kanë konfirmuar udhëheqës të Komisionit qeveritar për personat e pagjetur.

Prenk Gjetaj, drejtues i këtij komisioni, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se më datë 18 prill, Thaqi është kthyer në shtëpi, por gjendja e tij shëndetësore ishte raportuar si jo e mirë.

Duke u bazuar në deklaratat e familjarëve, Gjetaj thotë se i kthyeri nuk di të tregojë se ku ka qëndruar në Serbi gjatë kësaj periudhe.

“Nuk di të tregojë se ku ka qenë dhe ku ka qëndruar. Ka treguar vetëm se ka ardhur nga Mitrovica me një taksi deri në fshatin ku ka jetuar”, ka thënë Gjetaj.

Emri i Sejdi Thaqit, figuron i zhdukur edhe në listën e Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, pasi vëllai i tij e ka paraqitur atë si të zhdukur.

Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Blakaj tregon se Sejdi Thaqi, në janar të vitit 1999 është ndarë nga vëllai i tij në qytetin e Pejës dhe që atëherë nuk ka pasur kontakte më familjarë.

“Deri më tani nuk ka pasur informacione se a ka qenë i arrestuar apo i vrarë, unë nuk jam i sigurt se Thaqi, ka qenë në burgjet e Serbisë”, ka deklaruar Blakaj.

Sejdi Thaqi, i cili ka qenë i pamartuar në Kosovë, në vitet e 90-ta ka jetuar dhe punuar në Serbi.

“Diku gjatë verës në vitin 1999 e tutje, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka pasur qasje në të gjitha burgjet e Serbisë. I ka evidentuar të gjithë shqiptarët që kanë qenë në ato burgje. Në vitin 2002 – 2003 ka qenë një proces amnistie dhe të gjithë ata janë liruar përpos disa që kanë qenë për vepra ordinere, do të thotë që nuk kanë qenë të arrestuar në lidhje më luftën”, ka theksuar Blakaj.

Për rastin e Sejdi Thaqit, për Radion Evropa e L irë, ka folur edhe nipi i tij, Hysen Thaqi.

Ai tregon se qe 17 vite nuk kanë pasur kontakt me xhaxhanë e tij Sejdi, kurse kthimin e tij e quan mrekullli.

“Deri më tash nuk kemi pasur asnjë informacion për agjën. Por, para një jave, ai është kthyer, kjo është mrekulli. Gjendja shëndetësore e tij, nuk është e mirë”, ka thënë Thaqi.

Prenk Gjetaj nga Komisioni qeveritar për personat e pagjetur të Kosovës, kërkon nga familjet e personave të pagjetur që këtë rast ta marrin me rezerva derisa të verifikohet nëse Thaqi ka qenë i burgosur apo ka qëndruar në ndonjë kamp.

“Derisa vërtetë të verifikohet se a ka qenë i burgosur në ndonjë kamp, apo a ka qenë i lirë, ose ku dhe si ka jetuar, duhet të merret rasti me rezerva. Është e vërtet se sipas informacioneve të familjes ai që nga viti 1992 ka qenë pensionsit i një kompanie të Beogradit. Tash të vërteten do ta hulumtojmë. Por, sigurisht që në raport me familje, kërkojë që të jenë të kujdesshëm, mos të bëhet zhurmë pa u vërtetuar rasti i vërtet i tij”, ka thënë Gjetaj, transmeton rel.

Rasti i kthimit të tij në shtëpi pas 17 vitesh, ka nxitur reagime dhe huti e dilema në Kosovë. Aktualisht, llogaritet se ka edhe 1.666 persona të pagjetur të luftës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit