Lajmet

Serbia njeh Kosovën me marrëveshjen e ADR-së (VIDEO)

27.04.2016 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Serbia njeh Kosovën me marrëveshjen e ADR-së (VIDEO)

Kosova që nga e hëna  po lejon hyrjen e kamionëve nga Serbia që transportojnë naftë e gaz. Kjo pasi këtë ditë ka hyrë në fuqi marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave ADR midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Për njohësit e çështjeve të ekonomisë, me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje edhe zyrtarisht Serbia e ka njohur shtetin e Kosovës. Njohësi i ekonomisë, Musa Limani thotë se kjo marrëveshje duhet parë më shumë si arritje politike.

Limani thotë se me këtë marrëveshje kanë humbur të dyja shtetet, Kosova dhe Serbia. Megjithatë , sipas tij, humbjet nuk janë asgjë. Ai thotë se e rëndësishme është njohja e shtetit nga ana e Serbisë.

Për më shumë se një muaj, si kundërpërgjigje për bllokadën e Serbisë për importin nga Kosova, Qeveria e Republikës së Kosovës pati marrë vendim për masa reciprociteti për mosnjohjen e certifikatave dhe pati ndaluar importin e mallrave të rrezikshme nga Serbia.

Për këtë ishin deklaruar edhe zyrtarë qeveritarë. Ata thoshin se reciprociteti po i shkakton humbje buxhetit të shtetit.

Në atë kohë, ministri i Financave Avdullah Hoti, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se që nga data kur është vendosur reciprocitetit me Serbinë, buxheti i Kosovës po humb rreth 100 mijë euro në ditë.

Kronika e përgatitur nga Tribuna Channel.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare