Lajmet

Aksion i gjerë policor, bastisen disa prona

27.04.2016 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Aksion i gjerë policor, bastisen disa prona

Në orët e hershme të mëngjesit ka nisur një aksion i misionit të EULEX-it i asistuar nga Policia e Kosovës, ku janë bastisur disa prona në disa lokacione në Prishtinë.

Këtë për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Besa Domi, zëdhënëse në EULEX, por nuk ka dashur të komentojë më shumë rastin.

“Është një aksion i gjerë policor i përbashkët, policia e EULEX-it me Policinë e Kosovës. Është aksion i bastisjeve dhe arrestimeve”, tha Domi.

Kurse, zyrtarët e Policisë së Kosovës thanë se në këtë aksion, policia është vetëm duke asistuar dhe përkrahur policinë e EULEX-it.

Mediat vendore kanë raportuar që nga mengjesi, se bastisjet kanë ndodhur në pronat e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës,Azem Syla, por që sipas tyre, ka edhe të dyshuar të tjerë në këtë rast.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, thuhet se është duke u kërkuar si i dyshuar për krim të organizuar dhe shpëlarje parash.

Policia nuk e ka gjetur Sylën në shtëpinë e tij në Kizhnarekë të Drenasit.

Jozyrtarisht është thënë nga policia se zoti Syla është duke u kërkuar nga autoritetet për më shumë se 7 ditë, por policia nuk ka arritur ta gjejë.

Radio Evropa e Lirë merr vesh se deri më tash, EULEX-i ka shoqëruar në polici 6 persona. Aksioni po vazhdon ende.

*Momenti i shoqërimit të avokatit Nuhi Uka, nga Policia e EULEX-it.

Lidhur me bastisjet e sotme nga autoritetet e rendit, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Përmes rrjetit social Facebook ai ka përshëndetur këtë aksion, duke thënë se “lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është çelësi i ndërtimit të shtetit demokratik e të drejtë, çelësi i së ardhmes sonë europiane”.

/rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%