Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, ka thënë se partia e re politike që ai ka paralajmëruar se do të krijohet nuk do të ketë udhëheqës.
“S’ka lidership”, ka deklaruar Deda, duke folur për partinë e re.
“Ne jemi individë të cilët pas disa muajve do ta krijojmë, do ta zyrtarizojmë dhe themelojmë subjektin i cili do ta përfaqësojë idenë”, ka thënë Deda.




























