Kryesore

Miliona euro zhvaten nga tenderët njëburimorë

25.04.2016 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Njëra nga vërejtjet më të mëdha në adresë të institucioneve të Kosovës, që përherë e bëjnë në raportet e tyre nga KE-ja, BE-ja, BB-ja dhe FMN-ja, pa mëdyshje se është fusha e prokurimit publik, në të cilën shpenzohen afro 800 milionë euro të buxhetit të Kosovës vetëm gjatë një viti kalendarik. Ndërkaq, njëra nga format e tilla, që i mundësojnë këto dallavere në negocimin e tenderëve, janë ato të formës së tenderëve me vetëm një ofertues.

Sipas analistëve, kjo formë e tenderimit me vetëm një ofertues e krijon bazën ligjore të korrupsionit dhe keqpërdorimit të këtyre mjeteve që diku në bazë të shifrave zyrtare konsiderohen se janë 120 milionë euro tenderë që janë shpenzuar në këtë formë njëtenderuese. Ata thonë se tenderët njëburimorë po i krijojnë edhe mundësitë e keqpërdorimit, abuzimit me çmimin dhe përfitimet me rrugë korruptive shumëmilionëshe brenda çdo viti që i bëhet buxhetit të shtetit. Ata kanë zënë në gojë MASHT-in, që përmes një tenderi njëburimor për 8 vjet me radhë po i zhvatin rreth 50 milionë eurove para të taksapaguesve./kosovasot/

As prokurimi elektronik nuk do të ndalë shpërdorimet

Eksperti i kësaj fushe dhe drejtori i Institutit Ballkanik të Prokurimit Publik, Ilaz Duli, ish-kryetar i parë Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRRPP), u shpreh për gazetën “Kosova Sot”, se tenderi njëburimor, i cili quhet procedurë e negociuar pa publikim, është procedura më së paku transparente. Ai sqaron se ligji i parasheh këto forma të tenderimit, por vetëm në rastet e jashtëzakonshme që të përdoret kjo formë. “Nëse nuk përdoret në raste të jashtëzakonshme, kjo formë është shkelje e ligjit, sepse nuk ka mundësi që të merret vlera më e mirë për paratë në dispozicion. Andaj, këto forma janë mundësitë më të mëdha për keqpërdorim të parave të fondeve publike”, është shprehur ai.

Sipas kësaj mënyre, Duli thotë se nuk ka transparencë në nivelin e duhur dhe nëse nuk përdoret në raste që i parasheh ligji, atëherë kjo formë e tenderimit edhe mund të keqpërdoret. Ai tutje shton: “Nëse kjo ndodh, kontraktohet direkt me vetëm një ofertues dhe nuk njoftohen ofertuesit e tjerë dhe nuk bëhet transparente se çfarë çmimi merr, atëherë nuk ka mundësi që të bëhet ankesë nga ofertuesit e tjerë, pasi është përdorur vetëm një ofertues”, tha Duli.

Ai shton se kjo formë e tenderimit bëhet vetëm kur faktori njeri është jashtë ndikimit, pra në raste kur ndodhin “ Vis Major”(fuqitë madhore). Ndryshe, sipas tij, edhe kur të aplikohet forma e prokurimit elektronik, mund të ketë raste të tilla të tenderëve njëburimorë, sepse kjo formë çdo herë parashihet me ligj, por në rastet e jashtëzakonshme, kur askush nuk ka mundur që ta planifikojë paraprakisht se do të ndodhë diç e tillë. Ai në këtë rast merr shembull luftën, vërshimet e zjarret.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë