Lajmet

Serbët votojnë në zgjedhjet parlamentare

24.04.2016 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Votuesit serbë të dielën japin votën e tyre për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat pritet ta forcojnë pozitën e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq bëri thirrje për zgjedhje dy vjet më herët sesa afati i paraparë, duke theksuar nevojën për një mandat më të fuqishëm se 131 ulëset që ka subjekti i tij, Partia Progresive Serbe, pak më shumë se gjysma e 250 ulëseve të Parlamentit.

Në fakt, Vuçiq dhe partnerët e koalicionit të tij qeveritar për pak sa nuk arritën t’i sigurojnë 2/3 e shumicës në vitin 2014, kur fituan 158 ulëse.

Vuçiq thotë se një mandat më i fuqishëm do t’i ndihmonte atij që t’i arrinte qëllimet për afrimin e Serbisë më afër Bashkimit Evropian, si dhe forcimin e ekonomisë, duke nxitur reformat e duhura, të kërkuara nga BE-ja dhe nga FMN-ja (Fondi Monetar Ndërkombëtar).

Një ish-ultranacionalist, i cili përkrahte idenë e Serbisë së Madhe, Vuçiq tani e prezanton veten si një reformist pro-evropian. Ai thotë se vota e 24 prillit do të jetë një zgjidhje nëse Serbia dëshiron t’i kthehet të kaluarës, apo të lëvizë kah e ardhmja.

Anketat, disa ditë para zgjedhjeve, tregonin se partia e Vuçiqit mund të fitojë rreth gjysmën e kutive të votimit – mjaftueshëm sa për të marrë më shumë se gjysmën e ulëseve, sipas sistemit ku vetëm partitë që marrin më shumë se 5 për qind të votave, mund të fitojnë ulëse në Parlament.

Me mundësinë që t’i fitojë 2/3 e shumicës me partnerët e koalicionit, analistët politikë thonë se po e shikojnë nga afër nëse Vuçiqi është në gjendje të fitojë kontrollin e shumicës vetëm.

Ata, gjithashtu, thonë se mbetet të shihet nëse do të ketë rritje të partnerit aktual të koalicionit të Vuçiqit; Partisë Socialiste të Serbisë, e cila po garon ndaras.

E formuar nga Sllobodan Millosheviqi dhe e udhëhequr nga aktualisht ministër i Jashtëm, Ivica Daçiq, Partia Socialiste pritet t’i fitojë rreth 11.3 për qind të votave në zgjedhjet e 24 prillit.

Aktualisht, socialistët kontrollojnë 25 ulëse, duke e bërë atë partinë e dytë më të madhe në Parlament.

Por, socialistët kanë kundërshtuar privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore, që është kusht i Brukselit për integrimin e Serbisë në Bashkim Evropian, por edhe kusht i FMN-së për dhënien e një kredie në vlerë prej 1.2 miliardë eurosh.

Nga ana tjetër, Partia Social-Demokrate Serbe, e udhëhequr nga politikani boshnjak, njëherësh ministër i Tregtisë, Rasim Lajiq, ka nëntë ulëse.

Kjo parti është pjesë e Aleancës për një Serbi më të Mirë, një koalicion që përfshin edhe Partinë Liberale Demokratike të Serbisë, si dhe Lidhjen Social-Demokrate të Vojvodinës.

Anketat tregojnë se këto grupe opozitare do t’i afrohen pragut prej 5 për qind të votave që nevojitet për të fituar ulëse në Parlament.

Ajo që më së shumti ka gjasa që ta kalojë këtë prag është Partia Radikale Serbe e Vojsllav Sheshelit, një ish-zëvendëskryeministër, i cili i kaloi 11 vjet në qendrat e paraburgimit të Tribunalit të Hagës, nën akuzat për krime në ish-Jugosllavi.

Në muajin mars, Shesheli u shpall i pafajshëm në të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në luftërat e viteve ’90 në Ballkan.

Nga ana tjetër, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kishte paralajmëruar se ditën e zgjedhjeve do të hapen vendvotimet edhe në vendet e banuara me serbë në Kosovë.

Të dielën, në mjediset e banuara me pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë, po ashtu janë hapur vendvotimet për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Materialin zgjedhor nga Serbia e ka sjellë misioni i OSBE-së, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës. Sipas njoftimeve zyrtare, janë hapur 90 qendra votimi dhe disa vendvotime në 21 lokacione.

Nëpër rrugët e qyteteve dhe vendbanimeve me popullatë serbe janë shtuar masat e sigurisë, ku vërehet një prani e theksuar e Policisë së Kosovës.

Sipas marrëveshjes, OSBE-ja, pas mbylljes së qendrave të votimit dhe të vendvotimeve, do të bartë materialin zgjedhor për në Rashkë dhe Vranje të Serbisë, për t’ia dorëzuar Komisionit Zgjedhor Republikan të Serbisë.

Bazuar në listën që ka prezantuar Komisioni Zgjedhor i Serbisë, në Kosovë janë të regjistruar si votues 106.094 persona, transmeton rel.

Zgjedhjet parlamentare të Serbisë tashmë janë praktikuar të mbahen në Kosovë dhe bazohen në të drejtën e shtetësisë së dyfishtë të serbëve të Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë