Kryesore

Si ndodhi vrasja e mistershme e ish-ushtarit të UÇK-së?

23.04.2016 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Bedri Curri, 37 vjeç nga Korrotica e Epërme e Drenasit, i vrarë të enjten, ka shqetësuar tej mase qytetarët e Drenasit. Këtë akt kriminal, ata e komentojnë në mënyra të ndryshme, madje ka të tillë që këtë vrasje e lidhin edhe me Gjykatën Speciale. Familjarët e viktimës thonë se as familja e as Bedriu s’i kanë pasur hak askujt
Bedri Curri, 37-vjeç, nga Korrotica e Epërme e Drenasit, nuk ishte as 19 vjeç kur ishte bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bashkëluftëtarët e tij e njohin si një prej ushtarëve më të guximshëm në Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci”. Pas përfundimit të luftës, Bedriu kishte shkuar në Zvicër, por siç thonë në Drenas, ai vinte shpesh në vendlindjen e tij. Ai edhe tani kishte ardhur në Korroticë të Epërme të Drenasit për të qëndruar shkurt në familje. Mësohet se edhe babait i tij, Vehbiu, të cilin në Drenas e njohin si rrobaqepësin më të vjetër, kishte ardhur nga Zvicra, ku ndodhej në vizitë te Bedriu. Por ardhja e fundit në vendlindjen e tij doli të jetë fatale për ish-luftëtarin e UÇK-së.
Të enjten rreth orës 18:15, Bedriu u gjet i vrarë me një plumb në kokë në një mal në fshatin e tij, në afërsi të shkollës. Sipas babait, Vehbiut, Bedriu, i cili banonte me gruan dhe vajzën në Fushë Kosovë i ka telefonuar nënës së tij dhe i kishte thënë se do të kthehej në Korroticë ta shohë atë, pasi që do të shkonte në Drenas për një punë, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.
Komandanti i Stacionit të Policisë në Drenas, toger Driton Morina, tha se me këtë rast është duke u marrë policia rajonale dhe se çdo informacion duhet të merret atje. Ndërkaq, Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë, por nuk ka dhënë asgjë konkrete e as ndonjë detaj të ri për këtë rast, “përveç se trupi është gjetur pa shenja jete dhe se rasti është kualifikuar si vrasje”.
“Policia ka zgjeruar rrethin e hetimit duke intervistuar një numër personash në cilësi të dëshmitarëve apo edhe të tjerë, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Rasti është cilësuar si vrasje”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Policisë së Kosovës. Ndonëse Policia nuk ka dhënë shumë detaje për këtë rast, njerëz që kanë parë vendin ku është gjetur viktima, por edhe të tjerë, kanë shprehur dyshimet e tyre se Bedriu është vrarë në ndonjë vend tjetër dhe pastaj është sjellë aty.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre