Kryesore

Krasniqi opozitës: Sulmone qeverinë, jo njëra-tjetrën

23.04.2016 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Krasniqi opozitës: Sulmone qeverinë, jo njëra-tjetrën

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

TEHUN E OPOZITARIZMIT DREJTONE KUNDER REGJIMIT

Kështu ishe vargu i një kënge për zotëritë e Prizrenit në një kohë e rrethana tjera. Ky varg lehtas mund të thuhet edhe për zotëritë e opozitës që janë çartur nderveti, si në kohë të mbretit. A thua u prishen pse e “donë” ndryshimin apo në pyetje është rrëmbimi i pushtetit nga njerëzit që nuk e kanë as edhe një përvojë administrative në shërbim të vendit, njerëz që nuk e di, se sa e dinë, sesi administrohet edhe buxheti i familjes e mos të flasim sesi menaxhohet buxheti i shtetit?! A thua pse, a pak njerëz të tillë i patëm edhe deri më tani në pushtet që 17 vjet?! A duhet të vazhdojmë të ecim symbyllazi edhe në të ardhmen pas njëshave, dyshave a tresheve që e donë pushtetin vetëm për veten e tyre? Është për tu frikësuar nga njerëzit që nuk njohin asnjë përvojë a meritë të askujt dhe që mendojnë, se historia fillon vetëm më ta! Koha është për një ndryshim me vigjilentë e gjithsesi më vizionar. Ndërrimi i “dushk për gogël” si duhet askujt. Ndërsa opozita e bashkuar ka njerëz që dinë, donë dhe mund ta bëjnë ndryshimin që i duhet vendit, veçse për ketë duhet vullneti politik për ndryshim.

Ka disa ditë që është duke u zhvilluar një debat interesant nder opozitar! Pas një kohe të gjatë të bashkimit opozitar, që pa dyshim, bashkimi opozitar ishte i pari i këtij lloji, në gjithë vitet e jetës sonë parlamentare dhe pa dyshim kjo ishte një fitore e jetës sonë parlamentare. Besoja se ky bashkim opozitar ishte bërë për interesin e kombit e jo të individëve të pasionuar për pushtet personal. Vetëm aty ku ka një opozitë të bashkuar, ka kontroll të duhur të ekzekutivit, ndërsa aty ku opozita është e çakorduar si në rastin tonë, pozita qeverisë me komoditet, pasi askush nuk ia prish”tymin e duhanit”. Është vështirë që ta kuptoj njeriu normal ketë gjendje në një qeverisje jo normale! Madje kësaj qeverisje jo normale, ison po ia mban opozita e çakorduar. Megjithatë, opozita ka kohë për të ndryshuar vet dhe për të ndryshuar trendin negativ të qeverisjes e të bërit politik nacionale.

Pse opozita ose më saktë një pjesë e saj e bënë ketë?

Njeriu politik normal, nuk e ka të lehtë ta kuptoj ketë, pse opozita e sulmon opozitën, kur të gjitha problemet në vend janë të krijuara nga koalicioni që qeverisë më vendin dhe që qeverisë më shumë se keq. Koalicion që ka bërë marrëveshje të dëmshme në Bruksel me Serbinë, që ka bërë një Demarkacion të dëmshëm për vendin me Malin e Zi, që ka kapur të gjitha institucionet e shtetit. Dhe jo vetëm kaq, nëse nuk ndërpritet kjo qeverisje, nuk do të mund të ndalen as marrëveshjet e këqija, të cilat opozita i pat bërë kauzë nacionale. Në një situatë të tillë, natyrshëm shtrohet pyetja: A ishte kauza reale? Nëse po, pse u la në mes të rrugës? Kur lufta opozitare na qenka bërë për kauzë nacionale, pse humbi kjo kauzë si “vesa para diellit”, kur filloi lufta për ndarjen (lexo: kapjen) e pushtetit në kampin opozitar. Madje, shkohet deri atje sa një parti opozitare, kërkon nga anëtarësia e dy partive të tjera opozitare që t’i bashkohet partisë më kundërshtare të opozitës?! Kështu se paku po deklarohet një pjesë e opozitës Çka, mendja e shëndosh mund t’i thotë kësaj?

Mendja e shëndosh mund të thotë: Këtu dikush ose nuk po dinë ose nuk po donë të dinë apo ndoshta kemi të bëjmë me mendje narcisoide që nuk han arsyeje alternative të menduarit politik. A, demokraci nuk ka aty ku nuk ka mendim disonant. Ndryshe nuk ke si e kupton, ketë komoditet që i lejohet kësaj qeverisje kriminale, që po degradon shtetin dhe jetën e qytetarëve tanë. Që si perspektivë na kanë lenë, nënshtrimin e pakusht ose ikjen nga atdheu. Përndryshe opozitarizmi mund të bëhet edhe duke mos u dakorduar për gjithçka e çdo gjë, por tehu i opozitarizmit gjithnjë është i përqendruar ndaj regjimit të koalicionit qeverisës. Aty ku nuk bëhet kjo, dikush lojën po e luan nën rrogoz.

Kush po e bënë, e ku po zihet kjo lojë e ligë?!

Është vështirë që të dihet se kush po luan nën rrogoz. Por është më shumë se e pa kuptimtë, kur njeriu e prenë degën në të cilën duhet e mund të qëndroj i sigurt. Ndërsa, nëse njeriu i beson vetëm vetës së vet, vetmia do të jetë zgjedhja tij! Nuk besoj se kishte ndonjë arsyeje të fortë që të dëmtohej shpresa e qytetarëve për ndryshim për teke a “vizion” të akëcilit individ, qoftë ai edhe më i mençuri i botës!

Le të shpresojmë se ka mbetur diçka e freskët që i lidh fijet e bashkimit për ndryshim!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare