Lajmet

FSK-ja me aktivitete të shumta shënoi Ditën Ndërkombëtare të Tokës (Foto)

22.04.2016 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Me rastin Ditës Ndërkombëtare të Tokës, sot më 22 prill, Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK) dhe FSK-ja organizuan aktivitete të ndryshme në pastrimin e ambientit dhe mbjelljen e fidanëve-drurëve dekorativ dhe luleve, në hapësirat e Ministrisë dhe kazermave të FSK-së si dhe në disa ambiente publike.

Aktiviteti kryesor u mbajt në ambientet e Ministrisë dhe Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku në shënimin e Ditës së Tokës morën pjesë: zëvendësministrat Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi, sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, z. Shkëlzen Sylaj, gjeneralët Zymer Halimi, Nazmi Brahimaj dhe Gëzim Hazrolli,  oficerë dhe ushtarë të FSK-së si dhe safi civil i Ministrisë.

Aksionin për shënimin e Ditës Ndërkombëtare e ka përshëndetur zëvendësministri Fadil Gashi i cili ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në pastrimin e ambienteve të Ministrisë dhe FSK-së. Ky aksion për pastrimin e ambientit të mos jetë vetëm një ditë, por çdo ditë t’i kushtojmë kujdes mjedisit dhe ambientit ku jetojmë. Ai kërkoi që të jemi sa më aktiv në mbrojtjen dhe kujdesin për mjedisin tonë, por edhe ambientit të përgjithshëm me qëllim të përmirësimit të kualitetit dhe ambientit në të cilin jetojmë dhe punojmë,transmeton indeksonline.

Ky aksion për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës u shënua në të gjitha kazermat e FSK-së. Aksionit për pastrimin dhe mbjelljen e fidanëve në Ministri dhe FSK iu bashkuan edhe pjesëtarët e NAT-it, NLAT-it (Ekipi Këshillues dhe Ekipi Ndërlidhës i NATO-s për FSK-në). Po ashtu në kuadër të bashkëpunimit Civilo-Ushtarak, FSK-ja sot, për Ditën e Tokës ka qenë e angazhuar me mjetet teknike dhe personel në Lagjen , “Emshiri” dhe në Hajvalli- hapsirat e Pallatit të Drejtësisë, në Prishtinë.

Image
Image

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare