Majlinda Kelmendi kurorëzohet sërish kampione e Europës, duke marrë medaljen e artë në kampionatin europian të xhudos, i cili është zhvilluar në Kazan të Rusisë.
Xhudistja pejane fitoi në finale kundër francezes Priscilla Gneto, për t’u kurorëzuar si “mbretëresha” e Europës në xhudo.
Kelmendi, njëkohësisht edhe kampione e botës në këtë sport, e kaloi raundin e parë pa përballje, kurse në të dytin mundi ukrainasen Oleksandra Starkova.
Kundërshtarja e radhës për të ishte izraelitja Roni Schëartz, të cilën e kaloi me lehtësi për në gjysmëfinale, ku u përball me një tjetër franceze, Euranie Annabelle, përpara finalistes.