Kryesore

Kosova beson në vizionin e Europës

21.04.2016 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova beson në vizionin e Europës

Kryeparlamentari Kadri Veseli, duke folur në tryezën e diskutimit për MSA’në, mbajtur sot në Prishtinë, nën organizimin e Grupit për Studime Juridike dhe Politike dhe Institutit i Prishtinës për Studime Politike, ka bërë një ekspoze të angazhimeve të Kuvendit të Kosovës që lidhen procesin e integrimit europian në përgjithësi dhe implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në veçanti.
Veseli ka përmendur krijimin nga Kuvendi i Kosovës të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, i cili mbledh përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare në Kuvend.
Ai ka theksuar përkushtimin e legjislativit për të përmbushur çdo obligim që del para tij në këtë fazë.
Kryeparlamentari Veseli, poa shtu, ka potencuar vendosmërinë e Kosovës për të vazhduar rrugën e saj përpara në agjendën euro-atlantike, por njëkohësisht ka theksuar domosdoshmërinë që edhe BE të lëvizë më shpejtë në këtë drejtim.
Veseli e ka konsideruar të ngutshme nevojën e marrjes sa më të shpejtë të vendimit nga ana e BE’së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe njohjen e pavarësisë nga pesë vende të BE’së, të cilat ende nuk e kanë bërë këtë.
“Kosova beson në vizionin e Europës. Agjenda evropiane mbetet prioritet yni nacional, për të cilin kemi konsensus të plotë midis subjekteve politike”.
“MSA i ofron Kosovës perspektivë ekonomike, sidomos në aspektin e tregtisë me Bashkimit Europian”.
Veseli, më tutje ka thënë se Kosova ka nevojë të dialogojë me Brukselin, me fqinjët e saj, por njëkohësisht ka nevojë edhe për dialog të brendshëm politik.
Lidhur me këtë, ai ka përsëritur ftesën për grupet parlamentare në opozitë, që t’i kthehen punës së përbashkët në Kuvend.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%