Vajza që i shpenzon paratë pa iu dridhur dora…/Video/

E publikuar: 20/04/2016 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm duke parë fotot pa lexuar akoma asgjë për të do të donit që ta kishit jetën e saj. Është 23 vjeçe dhe bën një jetë përrallore, duke shpenzuar 30 mijë paund në vit vetëm për të prerë flokët.

E mendoni të shpenzoni 30 mijë paund në vit për flokë, apo të blini 60 palë këpucë çdo sezon?

Madje në një intervistë që ka dhënë tashmë pasanikja e Instagramit, bukuroshja bionde Julia Stakhiva, ka thënë se, ka 100 çanta të llojeve të ndryshme, por të njëjta në çmim pothuajse secila kushton nga 4 mijë euro.

Të gjitha paratë ajo i merr nga prindërit, pasi vetë është studente. Sipas saj nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa të qenit e bukur.

Në Instagram ajo ka 10 mijë fansa, prindërit e saj pasanikë e kuptojnë që e bija dëshiron një jetë perfekte. “Njerëz, të jesh e pasur dhe e bukur është gjëja më e rëndësishme në botë”.