Zonja Atifete Jahjaga mbushë sot 41 vjet.
Ish-presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga feston sot 41 vjetorin e lindjes.
Ajo ka qenë presidentja e parë femër e Republikës së Kosovës, e zgjedhur nga Parlamenti i Kosovës më 07 prill 2011 ndërsa është liderja femër më e re në botë e zgjedhur në postin e Presidentes.
Sipas profilit të saj në rrjetin social Facebook, Jahjaga ësthë lindur më 20 Prill 1975 në Rashkoc, Gjakovë. Ajo është po ashtu edhe Presidentja e parë femër në historinë moderne të Ballkanit. Qe nga muaji maj i vitit 2012, Presidentja Jahjaga është anëtare e Këshillit të Grave Lidere Botërore (CWWL).
Zonja Jahjaga ka mbajtur postin e Zëvendës-Drejtores së Përgjithshme të Policisë së Kosovës që nga muaji shkurt i vitit 2009. Ajo ka qenë zyrtare e Policisë së Kosovës që nga themelimi në vitin 2000 dhe ka mbajtur poste me përgjegjësi, fillimisht në nivel rajonal e pastaj edhe në drejtorinë qendrore. Presidentja Jahjaga ka shërbyer në pozita të ndryshme në zbatimin e ligjit dhe rregullit, në mes tjerash në njësinë e standardeve profesionale, atë të burimeve njerëzore, atë të personelit dhe departamentit të trajnimit, atë të administrimit dhe të policisë kufitare.




























