Tema1

Ja kush i deformoi listat e veteranëve të UÇK-së

19.04.2016 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ja kush i deformoi listat e veteranëve të UÇK-së

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Gjocaj, e ka kritikuar ashpër procesin e verifikimit të listave të njerëzve që kanë kontribuar në luftën e fundit në Kosovë.

Gjocaj ka vlerësuar se vlerësimi i njerëzve ka qenë gjithçka, përveçse meritor dhe i rregullt. Sipas tij, edhe pse listat kapin numrin pesëshifror, në të nuk janë përfshirë njerëz që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në organizim, armatim dhe luftë gjatë viteve 1998-1999.

“E nga ana tjetër, njerëz që as fizikisht nuk kanë qenë në Kosovë, në pjesën më të madhe të kësaj periudhe dhe të atillë që gjatë luftës kanë qenë fëmijë të moshës 9, 10, 11… vjeç janë në listat e veteranëve të luftës”, ka deklaruar Gjocaj, shkruan lajmi.net

Për më tepër, shton drejtori i Ansamblit “Shota”, në listat e invalidëve janë futur njerëz që asnjëherë nuk kanë marrë plagë nga plumbi, apo që janë vet-plagosur.

Gjocaj ka shtuar se janë pikërisht disa “komandantë” që i kanë deformuar listat.

“Hakmarrja individuale dhe makutëria e disa “komandantëve”, ka ndikuar më së tepërmi që të ndodhin këto deformime”, është shprehur Gjocaj. /lajmi.net

Ja shkrimi i plotë i Gjocajt:

Shefqet Gjocaj

Edhe një here për listat

SI DUHET TE NDJEHEM UNË?

Procesi i gjatë, i lodhshëm dhe shumë kontradiktor i verifikimit të listave të njerëzve që kanë kontribuar në luftën e fundit të UCK-së, duket se po përmbyllet. Vlerësimi dhe verifikimi, sipas të gjitha standardeve ka qenë gjithçka përveç se një proces i rregullt dhe meritor!

Edhe përkundër listave pesëshifrore, të njerëzve që janë “vlerësuar” si invalidë, veteranë, pjesëtarë apo pjesëmarrës të luftës (këtu me qellim nuk do të ndalem në kategorinë më të ndjeshme të dëshmorëve të kombit), shumë njerëz që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në organizim, armatim dhe luftë, gjatë viteve 1998/99, kanë ngelur jashtë vlerësimit meritor ( po përmendi këtu p.sh. vetëm tre emra, nga bashkëpunëtoret me te afërt qe kam pasur gjate kësaj periudhe: Rrahim Shatri, Qerim Salihaj dhe Isuf Gjoci) .

E nga ana tjetër, njerëz që as fizikisht nuk kanë qenë në Kosovë, në pjesën më të madhe të kësaj periudhe dhe të atillë që gjatë luftës kanë qenë fëmijë të moshës 9, 10, 11… vjeç janë në listat e veteranëve të luftës. Në listat e invalidëve të luftës ka shumë njerëz që asnjëherë nuk kanë marrë plagë nga plumbi apo që janë vet-plagosur, madje edhe tri vite pas luftës, si dhe të tillë që janë lënduar në forma të ndryshme (edhe në aksidentet të trafikut), pas lufte!

Hakmarrja individuale dhe makutëria e disa “komandantëve”, ka ndikuar më së tepërmi që të ndodhin këto deformime. Ka pasur edhe deformime tjera si: Renditja në lista në baza familjare, partiake, klienteliste, klanore…. Ishte thënë gjithashtu se do të bëhet pastrimi i listave përmes procesit të denoncimeve dhe riverifikimit, por në këtë drejtim komisioni ka ngelur në pikën zero, edhe pse ka pasur shumë prononcime të njerëzve relevantë, qoftë edhe në media publike.

Unë e di se zëri im, sikur i mijëra të tjerëve do të shkojë në vesh të shurdhër, por unë e kam një problem me vetën time: Si duhet të ndjehem unë, pas pranimit të Certifikatës së VL? Si duhet të ballafaqohem unë me njerëzit e mij, ata njerëz që janë mobilizuar qysh në Prill të vitit 1998 dhe deri në përfundim të luftës kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre por edhe të familjeve të tyre, që ishin shndërruar në vatra të luftës? E nga ana tjetër, a duhet të ulem unë, në organizime të ndryshme përkujtimore për luftën, përkrah njerëzve prej të cilëve (në aktivitetin tim) jam ruajtur gjatë gjithë vitit 1998, si ndaj organeve të sigurimit serb, e tash ata janë veteranë të luftës?

Lavdi MARRËZISË!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare