Trajneri i Chelsea, Guus Hiddink shpërthen kundër lojtarëve të tij. Holandezi ia ka dalë ta ngjisë skuadrën deri në vendin e 10, por Europa në fakt është një mision i pamundur.
“Nëse po kursejnë veten për Europianin? Pjesërisht është e vërtetë, por nuk mund t’i akuzoj se nuk kanë pasur të gjithë sjelljen e duhur. Le të themi se disa prej tyre ndoshta janë duke menduar që tani për Euro 2016, edhe pse unë nuk mund të hyj në mendjen e tyre, pastaj kur nuk ka më asnjë objektiv.”
Chelsea ka marë vetëm një fitore në 7 ndeshjet e fundit, nuk ka më asgjë për të arritur por Hiddink provon t’i shkundë të tijtë duke iu kujtuar se në Qershor në drejtim do të vijë Conte.
“Conte dhe bashkëpunëtorët e tij, padyshim që do të bëjnë analizat e tyre dhe do të studiojnë ndeshjet e luajtura”.
Por një lajm i mirë për Conten vjen ndërkohë nga skuadra e të rinjve. Chelsea u shpall kampione e të rinjve duke fituar për herë të dytë ne tre vitet e fundit trofeun e Youth League, kompeticionin ekuvalent të Championsit për19 vjecarët, në final e blutë e rinj mposhtën 2-1 PSG, me gola të Fikayo Tomori dhe Palmer, ndërsa për francezët nuk mjaftoi barazimi i përkohshëm i Meite.