Kryesore

Gëzim Kelmendi: Nxënësit duhet të mësojnë mbi fenë në mënyrë institucionale

18.04.2016 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gëzim Kelmendi: Nxënësit duhet të mësojnë mbi fenë në mënyrë institucionale

Propozimi për futjen e lëndës së mësimit fetar në shkollat publike të Kosovës, tash e disa vite ka mbetur i pashqyrtuar, pasi ende po debatohet rreth kësaj çështje, raporton Indeksonline.
Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi mendon se si model për futjen e lëndës së edukatës fetare në shkolla, duhet të merret Bashkimi Evropian.
Në një prononcim për Indeksonline, Kelmendi ka thënë se modelet më të mira lidhur me këtë çështje i kanë shumica e vendeve evropiane, konkretisht Austria dhe Gjermania.
“Modelet ma të mira i kanë shumica e vendeve evropiane konkretisht Austria dhe Gjermania, prandaj mendoj që Kosova dhe Shqipëria janë të vonuara pak në këtë proces por megjithatë nuk është vonë që të bëjnë implementimin e kësaj strategjie për mësim-besimin në shkollat publike duke i ndjekur gjithmonë praktikat e Bashkimit Evropian” , ka thënë Kelmendi.
Sipas tij, lëndët fetare i ligjërojnë imamët e klerikët, varësisht prej besimit fetar.
“Në shumicën e vendeve të BE-së ata që e ligjërojnë lëndën fetare janë njerëz profesionist, lëndën që i përket besimit islam e ligjërojnë imamët dhe hoxhallarët, ndërsa atë të besimit të krishterë udhëheqësit e tyre fetar, këtë lëndë nuk mund ta ligjërojë një njeri i cili nuk ka bazë në fenë qoftë islame apo krishtere”, ka thënë ai.
Lidhur me debatin e kësaj çështje i cili nuk po shuhet, Kelmendi ka thënë se kjo duhet të organizohet në mënyrë institucionale dhe ligjore në mënyrë që keqkuptimet të mbyllen.
“Unë mendoj që çdo gjë që organizohet në mënyrë institucionale dhe ligjore i largon gjitha keqkuptimet dhe botëkuptimet e ndryshme eventuale, prandaj nëse mësim besimi organizohet në mënyrë institucionale mbi bazën e arsimit parauniversitar dhe nga imamët të cilët janë të akredituar nga Bashkësia Islame si dhe nga Kisha Katolike dhe të tjerët, i mbyll të gjitha dyert e keqkuptimeve eventuale”, ka thënë Kelmendi.
Tutje, deputeti ka thënë se nxënësve duhet të ju jepet mundësia që në mënyre institucionale të mësojnë mbi fenë, e jo në rrugë jo ligjore, përmes internetit apo personave të ndryshëm.
“Nxënësit duhet të mësojnë, krejt çka ka të bëjë me mësimin fetar, varësisht prej nivelit të nxënësve atëherë mund të zbatohet praktika e mësimit mbi fenë, varësisht për cilën fenë mësohet, nëse mësohet për islamin atëherë mësohet për pejgamberin e fundit, mënyrën se si është sill me njerëz, mënyrën e tolerancës, edukatën të cilën e ka promovuar ai dhe të cilën e promovon islami. Më vjen keq që duhet ta them këtë por populli ynë nuk ka informatë të duhura rreth islamit, i duhen informata institucionale që të kuptohet se islami është fe e paqes dhe tolerancës dhe promovon bashkëjetesë mes gjitha kombeve, gjitha feve dhe etnive të ndryshme”, ka thënë Kelmendi./Indeksonline/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm