Kryesore

Norvegjia ofron 4500 Euro në muaj, ja për cilat profesione

17.04.2016 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Zyra evropiane për punësim, EURES, ka publikuar një raport ku përmenden një sërë profesionesh për të cilat Norvegjia ka nevojë dhe ofron 4500 euro në muaj.

Kështu, kërkohen punëtorë të profesioneve si inxhinierë, mësues, më së shumti ata të shkencave natyrore, mjekë dhe infermierë, shoferë autobusi si dhe kuzhinierë e kamarierë. Raporti i EURES-it vlerëson se Norvegjisë i mungojnë ekspertët për mekanikë, elektronikë, automatikë, hidraulikë dhe ata që kanë të bëjnë me instalimet dhe furnizimin me ujë.

Disa profesione të tjera ku ka nevojë për punonjës janë edukatorët e fëmijëve parashkollorë, psikologët dhe shoferët e taksive. Disa nga kompanitë kryesore që kërkojnë punonjës janë “Aker” “Solutions”, “FMC Technologies”, “Statoil”, “National Oilëell Varco”, “Kvaerner”, “Kongsberg Gruppen”, “Aibel”, “Roxar” i “Fabricom”.

Qëndrimi në Norvegji kërkon lajmërimin për leje qëndrimi për një periudhë prej 3 muajsh, në stacionin e policisë lokale në vend, apo pasi shtetasit e huaj gjejnë punën e duhur.

Norvegjia i lejon të huajt të qëndrojnë deri në gjashtë muaj derisa të gjejnë punë. Punëtorët lidhin kontratën me shkrim që përfshin 3 deri në 6 muaj punë prove, para se të firmoset kontrata afatgjatë.

Paga jepet çdo muaj, ndërsa punonjësit do të punojnë 37.5 orë në javë, ose 7.5 orë në ditë, me një maksimum prej 40 orësh në javë. Punonjësit nën 30 vjeç kanë mesatarisht 25 ditë pushimi të paguar, ndërsa të gjithë ata mbi moshën 30 vjeç kanë 30 ditë të tilla.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas