UEFA ka bërë një shkrim për sulmuesin shqiptar, Milot Rashica, të cilin e kanë zgjedhur si lojtarin më të mirë të ri të javës në Evropë
Milot Rashica, i cili debutoi me Kombëtaren shqiptare në miqësoren ndaj Luksemburgut, ka shanse të mira që të ftohet nga trajneri Gianni de Biasi në Euro 2016.
Në fakt, kjo gjë duket tashmë e kryer, pasi lojtari pëlqehet shumë nga trajneri italian. Gjatë ditës së shtune, UEFA ia ka kushtuar një shkrim shqiptarit, përcjell Gazeta Express.
Në sajtin zyrtarë të UEFA’s, shkruhet se si Rashica ka mahnitur tifozët e Vitesses që në debutim me klubin holandez dhe se si pritet ta bëjë këtë me Kombëtaren shqiptare edhe në Euro 2016.
Sipas UEFA’s, Rashica është një ndër talentët më premtues në Evropë, derisa kanë shkruar se ai është një lojtar për t’u ndjekur në Euro 2016, transmeton Gazeta Express.
Ndër të tjera në sajtin zyrtarë të UEFA’s, kanë treguar gjithë historinë e shqiptarit, nga koha kur luante me Vushtrrinë deri te përfundimi te Vitesse.
Kujtojmë se Rashica shkëlqeu në ndeshjen e së shtunës nda Heracles, ku Vitesse barazoi 1:1. Golin për Vitessen e shënoi Milot Rashica, që për të ishte i teti këtë edicion. /Express/