Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u fol edhe për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës me atë të Shqipërisë ku kryeministri Mustafa tha se në këtë takim do të vlerësohen të arriturat e dy takimeve të mëparshme të qeverive dhe të shikohen të arriturat e marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve.
“Propozoj Kujtim Shalën, Hajredin Kuçin, Mahir Jakcilar dhe Petrit Selimin që të vijnë me një agjendë se çka do të flitet. Koha më e mirë të takohemi është fundi i majit ose fillimi i qershorit”, tha Mustafa.