Tema1

Këshilltari i Kryeministrit, Besnik Berisha, mbron të dyshuarin për financim të terroristëve

14.04.2016 19:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Derisa Kryeministri, Isa Mustafa para pak kohësh u zotua se parandalimi i ekstremizmit do të jetë prioritet i Qeverisë që udhëhiqet nga ai, njëri prej këshilltarëve të tij, avokati Besnik Berisha, ka marrë në mbrojtje të dyshuarin kryesor që financoi grupet terroriste në Kosovë.

Avokati Besnik Berisha ka pranuar të jetë mbrojtësi i Fatos Rizvanollit – biznesmenit nga Peja që në mesin e muajit mars u arrestua nga Policia e Kosovës, nën dyshimet se financoi xhihadistët kosovarë, që u bënë pjesë e organizatave terroriste në Siri e Irak, raporton Gazeta Express.

Rizvanolli, sipas një hulumtimi të Gazetës Express, të kryer para afro 3 vite më parë, kishte dalë të ishte donator edhe i një xhamie jashtë jurisdiksionit të Bashkësisë Islame të Kosovës e që operonte në një lokal të një ndërmarrje shoqërore të lidhur me familjarë të politikanëve kosovarë të opozitës. Hulumtimi i vitit 2013, zbuloi se në këtë xhami ishte kontraktuar në mënyrë private imami Bedri Robaj që më herët ishte kapur edhe ai për terrorizëm, në kohën kur u arrestuan edhe dhjetë kolegë të tjerë të tij nga BIK’u.

E së fundi, pas arrestimit të biznesmenit pejan, mediat raportuan se veturat e Rizvanollit ishin përdorur edhe nga terroristi Lavdrim Muhaxheri, derisa kishte qëndruar disa muaj në Kosovë, pasi kishte mbetur i plagosur në një betejë në Siri.

Sipas aktakuzës së ngritur me 24 mars 2016, Rizvanolli akuzohet se ka kryer veprën penale “rekrutim për terrorizëm” dhe se me dashje me të pandehurit Zeqirja Qazimi, Ilir Berisha etj, ka marrë pjesë në kryerjen e veprave terroriste dhe në aktivitetet e grupit terrorist që të sigurojë fonde, burime materiale dhe ka paguar bileta udhëtimi për të transportuar të rijnë kosovarë drejtë Sirisë për të luftuar.

Por paradoksi i procesit gjyqësor që ka nisur të enjten ndaj Fatos Rizvanollit del të jetë avokati i tij mbrojtës Besnik Berisha – i angazhuar me kërkesë të vet të dyshuarit, pasi ka refuzuar mbrojtësin e tij të mëparshëm, avokatin Ramiz Krasniqi.

Berisha, përveç se njihet për afërsinë me Kryeministrin e vendit, Isa Mustafa, ai edhe është i angazhuar si këshilltar në kabinetin e tij për çështje të drejtësisë.

I njëjti, edhe më parë ka qenë i angazhuar në raste të ‘komplikuara’ gjyqësore. Të tilla si ai i djalit të Kryeministrit, Besnik Mustafës e së fundi avokat mbrojtës në rastin e Naser Kelmendi, i cili po gjykohet për vrasje, krim të organizuar dhe trafikim ndërkombëtar të drogës.

Megjithatë, Besnik Berisha nuk është i vetmi mbrojtës i të dyshuarit për terrorizëm, Fatos Rizvanolli i cili sot para trupit gjykues në gjykatën themelore të Ferizajt u deklarua i pafajshëm për akuzat që ngarkohen ndaj tij. Biznesmeni Rizvanolit në përballjen e tij me drejtësinë ka angazhuar edhe avokatin tjetër Avni Ibrahimi.

Nga ana tjetër, shefi i avokatit Berisha në Qeverinë e Kosovës, Isa Mustafa para pak muajsh ishte zotuar se aktivitetet i tij në krye të ekzekutivit ka prioritet parandalimin e ekstremizmit dhe dhunës që qon në terrorizëm.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve