Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka vlerësu se procesi i zgjedhjeve të mbrendshme, i cili do të nisë më 20 Prill në këtë parti, do ta konsolidojë dhe ka me fuqizue atë në tanë territorin e Kosovës.
Ai gjithashtu, nuk e ka përjashtue nji koalicion parazgjedhor me AAK’n e Ramush Haradinajt.
Sherifi në nji bisedë me gazetën Epoka e re, i pyetun rreth bashkëpunimit me AAK’n në t’ardhmen, nuk e ka përjashtu mundësinë e nji koalicioni parazgjedhor me këtë subjekt politik, tue e mohue në mënyrë kategorike shkrimjen në partinë e Ramush Haradinajt.
Ai nuk e ka mshef dëshirën që për Kosovën ma së miri do të ishte të ndërtohet nji koalicion parazgjedhor opozitar.

















