Ministri i Punëve të Jashtme Petrit Selimi në një intervistë për Epokën e Re, ka thënë se Qeveria duhet të qartësoj rregullat e vizitave të zyrtarëve serb në Kosovë, duke shtruar këtë çështje edhe në Bruksel.
Ai i ka bërë thirrje prokurorisë së Shtetit që t’i inicioj rastet për krime lufte. Po ashtu, Selimi ka pohuar se Enver Hoxhaj është personi i duhur për postin e ministrit të Punëve të Jashtme.
Selimi ka hedhur poshtë pohimet e opozitës së inaugurimi i presidentit ishte bojkot ndërkombëtar, duke i quajtur këto pohime si “deklarata hejterësh”.
Ministri i Jashtëm në Detyrë, i cili ka qenë anëtarë i Komisionit Shtetëror për Liritë Fetare, ka shprehur përkrahjen rreth nismës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për të futur mësimin mbi fetë në shkolla.
Petrit Selimi, pro futjes së mësimit mbi fetë në shkolla
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com
NGA KATEGORIA




























