Një lajm i mirë nga Brukseli: Ja kur hiqen vizat për kosovarët!

E publikuar: 11/04/2016 19:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Evropian do të propozoj këtë muaj, në mes të prillit, liberalizimin e regjimit të vizave me Ukrainën, përkundër referendumit të Holandës kundër Marrëveshjes së Asociimit BE-Ukrainë, ka thënë një burim në BE.

Ndërkaq, siç raporton Reuters bazuar në burime të veta, KE po ashtu po punon në propozimin e ndjeshëm politik, që procesin e liberalizimit të vizave ta zgjeroj edhe për Kosovën.

Ky është lajmi më i mirë që pritet të marrin kosovarët nga Brukseli.

Kosova tashmë ka përmbushur 8 kriteret teknike për liberalizim të vizave dhe vetëm një dritë e gjelbërt prej Brukselit do të gëzonte rreth 2 milion kosovarë që edhe më tutje mbahen të izoluar nga Evropa.