Sindikata e RTK-së akuzon partitë për zvarritje të financimit të këtij mediumi

11.04.2016 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së përmes një reagimi ka fajësuar partitë politike për zvarritjen e gjetjes së një zgjidhjeje për financimin e televizionit publik.

SPERTK është jashtëzakonisht e shqetësuar me lojën që po e bëjnë partitë politike në pushtet për rregullimin me ligj të çështjes së financimit të RTK-së, transmeton Koha.net.

Justifikimet nga disa anëtarë të Komisionit Parlamentarë për Media se kinse vonesat po bëhen për të gjetur mënyrën më të mirë të mundshme të financimit të RTK-së, s’janë asgjë tjetër përpos edhe një përpjekje e partive politike që t’i mbajnë në vazhdimësi nën presion punëtorët e RTK-së, të cilët në fund dalin më të dëmtuarit!

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku ishit që 3 vite që nuk e zgjodhët çështjen e financimit e po doni tash për 30 ditë ta zgjidhni?!

A keni ndonjë ide ose propozim konkret se çfarë forme e parapagimit mund të aplikohej në RTK e që do ta pranonin qytetarët?!

Pse nuk po e pranoni që as LDK e as PDK por as partitë opozitare nuk janë të gatshme që të pranojnë ta vendosin një taksë ekstra për qytetarin, për shkak se do t’iu kushtonte në vota?!

Ju e dini se e vetmja zgjidhja momentalisht është ajo përmes buxhetit. Edhe buxheti i shtetit është taksë e qytetarit! Atëherë nëse e dini që do të financohemi nga buxheti, pse po e zvarrisni miratimin e ligjit?!

Edhe EBU e shqetësuar me gjendjen në RTK vazhdimisht ju ka rekomanduar që buxheti i RTK duhet të zgjidhet urgjent duke marrë parasysh praktikat rajonale që tejkalojnë shifrat prej 17-22 milionë euro në vit për transmetuesit publikë. Rritja e buxhetit në këtë nivel që në përqindje i bien 1.2% do të ishte e mjaftueshme për të krijuar sado pak kushte më normale për punë, duke filluar nga hapësirat e punës (studiot…) për punëtorët tanë, investimi në teknologji të reja, programe të reja etj.

SPERTK i bënë thirrje dy partive në pushtet, PDK dhe LDK dhe minoriteteve që menjëherë këtë javë ta dërgojnë ligjin me amandamente në seancë për miratim në mënyrë që deri në qershor ta kemi ligjin e ri me përqindjen prej 1.2% në vend të 0.7% sa ishte deri më tash, përqindje kjo e cila nuk garantonte stabilitet financiar, prandaj edhe duhet të rritet.

Nëse brenda muajit prill të këtij viti nuk ka diçka konkrete për çështjen e financimit atëherë do të organizojmë protesta të punëtorëve para Objektit te Qeverisë pikërisht në ditën e lirisë së shtypit më 3 maj! Pikërisht në këtë ditë dy vjet më parë kryeministri aktual Isa Mustafa në cilësinë e kryetarit të LDK pat premtuar se nëse e merr Qeverinë do ta zgjedh për 100 ditë çështjen e financimit të RTK-së, premtim i cili edhe dy vjet pas po mbetet i parealizuar.

Reagimi është nënshkruar nga Gëzim Bimbashi, kryetar i SPERTK-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rama: Ashtu siç e kam përkrahur pakusht LDK-në në zgjedhjet e kaluara, do ta përkrah edhe në këto zgjedhje

Rama: Ashtu siç e kam përkrahur pakusht LDK-në në zgjedhjet e kaluara, do ta përkrah edhe në këto zgjedhje

Forcimi i kapaciteteve të FSK-së, Jashari bisedon me prodhuesit në “SAHA Expo”

Forcimi i kapaciteteve të FSK-së, Jashari bisedon me prodhuesit në “SAHA Expo”

Tahiri: AAK do të garojë e vetme në zgjedhjet e 7 qershorit

Tahiri: AAK do të garojë e vetme në zgjedhjet e 7 qershorit

“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit