Tema1

Veterani i UÇK-së ndërron më shumë se 50 shtëpi

09.04.2016 19:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Veterani i UÇK-së ndërron më shumë se 50 shtëpi

Ismet Haliti, nga fshati Jezerc,pjesëmarrës i luftës së UÇK-së, thotë se për 16 vjet pas luftës nuk arriti të gjejë një shtëpi e një punë për të mbajtur familjen. Thotë se po kërkon punë çdo ditë, por askush nuk po i ofron ndonjë mundësi sado të vogël. Ai shprehet se pasuri të vetme ka gruan dhe vajzën që shpesh i dërgon te familjarët për t’u liruar paksa nga barra e rëndë e jetës

Veterani i UÇK-së, Ismet Haliti kërkon ndihmën e popullit dhe institucioneve për një strehë mbi kokë. Për 16 vjet pas luftës thotë se ndërroi mbi 50 shtëpi të huaja dhe nuk u gjet asnjë punë për të. Ismet Haliti, nga fshati Jezerc, pjesëmarrës i luftës së UÇK-së, thotë të jetë i lodhur nga skamja dhe shtëpitë e huaja. Për 16 vjet pas luftës tregon se nuk arriti të gjejë një shtëpi e një punë për të mbajtur familjen. Thotë se po kërkon punë çdo ditë, por askush nuk po i ofron ndonjë mundësi sado të vogël.”Unë çdo ditë dal në vendin ku kërkojnë punë edhe shumë hallexhi si unë dhe ndodh që prej orës 7 në mëngjes e deri në 7 në mbrëmje nuk ka pyetur askush se a duam të punojmë apo jo, më ka ndodhur t’i marr vetëm 5 euro në javë, e çka të bëj unë me to. S’mund as të mbaj punë unë pa e ditur se ku do të shkoj në mbrëmje, pra pa e zgjedhur problemin e banimit” , thotë ky qytetar i zhgënjyer që sa e sa herë përjetoi edhe depresionin nga skamja. Ai thotë se pasuri të vetme ka gruan dhe vajzën që shpesh i dërgon te familjarët për t’u liruar paksa nga barra e rëndë e jetës.

Lufta i sjell vetëm kujtime të këqija

Ndihma sociale që merr thotë se nuk po i mbulon as shpenzimet e qirasë, sepse merr 80 euro, ndërsa i duhet të japë 150 euro në muaj për shtëpinë ku aktualisht banon. “Jam lodhur e jam mbështetur për muri, s’ kam kah ia mbaj”, ripërsërit ai këtë frazë mbi dhjetë herë gjatë bisedës. Ismeti tregon se është i zhgënjyer shumë nga të gjitha proceset e pasluftës në Kosovë. Atij i është refuzuar edhe kërkesa për ta gëzuar statusin e veteranit apo pjesëmarrësit në luftë pa ndonjë arsyetim, ndërsa pohon se të gjitha dëshmitë i dorëzoi dhe i ka të ruajtura. “Për kë luftova unë , kam çelur kanale e bunkerë për nevojat e ushtrisë, shumë herë jam rrezikuar duke bartur gjësende për ushtrinë e në fund më refuzohet kërkesa për të gëzuar ndonjë status në luftë. Ata e dinë më së mirë se çka kam bërë, por mua më është bërë padrejtësi e madhe, sepse nesër fëmija im më kërkon llogari kush kam qenë unë e pse nuk i kam ofruar jetë më të mirë”, shpreh mllefin e tij veterani Ismet Haliti nga Ferizaj, shkruan sot, gazeta Kosova Sot.

E mban shpresa për një banesë të Komunës

Ky banor i Ferizajt thotë se ka bërë kërkesë edhe në konkursin e shpallur së fundi për disa banesa të Komunës dhe po pret një përgjigje. Lut institucionet që të marrin parasysh gjendjen e rënduar nëpër të cilën po kalon. “Familja ime jeton në Manastirc dhe janë shumë anëtarë në një shtëpi, unë s’ kam pasur mundësi të rri aty, se edhe ata mezi jetojnë duke u marrë me dru. Kanë edhe dënime të mëdha e shumë telashe. Kam shumë nevojë që ta kem një banesë ku do të paguaj më pak se nuk kam me se të jetoj.

Më shkon mendja shpesh të bëhem edhe katil i vetvetes nga kjo gjendje e rëndë dhe askush nuk e merr lehtë këtë vendim, prandaj i lus zyrtarët e Komunës të vijnë e të shohin se nuk kam asgjë mbi shpirt”, thotë Ismeti, duke treguar se 4 arë tokë në fshatin Manastirc u detyrua t’i shesë për të shlyer borxhet e qirave ku ka qëndruar nëpër shtëpitë e huaja në Ferizaj. Nga ana tjetër, përfaqësues të Komisionit për ndarjen e banesave të Komunës me qira, thonë se kanë marrë më shumë se 250 kërkesa për 37 banesa dhe do të mundohen të përzgjedhin rastet më të rënda në bazë të rregullores në fuqi. I gjithë procesi pritet të përfundojë brenda dy muajsh, pasi do të bëhen edhe verifikimet e nevojshme në terren.

“Për kë luftova unë , kam çelur kanale e bunkerë për nevojat e ushtrisë, shumë herë jam rrezikuar duke bartur gjësende për ushtrinë, e në fund më refuzohet kërkesa për të gëzuar ndonjë status në luftë. Ata e dinë më së mirë se çka kam bërë, por mua më është bërë padrejtësi e madhe, sepse nesër fëmija im më kërkon llogari kush kam qenë unë e pse nuk i kam ofruar jetë më të mirë”, shpreh mllefin e tij veterani Ismeti

(Kosova Sot)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara