Haradinaj: Edhe pa Vetëvendosjen protestohet me 14 maj, as ata nuk na konsultuan për hedhjen e gazit

08.04.2016 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka folur për emisionin “InfoMagazine” në Klan Kosova, për protestën e organizuar nga kjo parti e cila është paralajmëruar të mbahet me 14 maj.

“Pas një diskutimit të madh të të gjitha forumeve në Aleancë kemi marrë vendimin që të organizojmë protestën e 14 majit”.

“Ne kemi pasur një paralajmërim për protestë në mars por ajo u shty dhe nuk u ndërmor asgjë”.

Haradinaj ka thënë se nuk ka arsye që Vetëvendosje të shqetësohet, por ajo duhet bashkohet në protestën e 14 majit për të protestuar ndaj atyre që e kanë kapur shtetin, njofton Klan Kosova.

“Kanë ndodhur shumë veprime në kampin opozitar, e kemi konsiderua nevojën e një kundërshtimit të përbashkët”.

“Nuk mund të presin deri në pafundësi për të protestuar. Nuk e konsideroj si një garë e brendshme”.

Haradinaj ka thënë se ata nuk janë konsultuar nga VV për hedhjen e gazit në ceremoninë e inaugurimit të Hashim Thaçit si president, por që edhe AAK nuk është deklaruar në lidhje më këtë veprim.

“Duhet të protestohet ndaj këtyre njerëzve që kanë bë dy marrëveshje, Demarkacionin dhe Zajednicën”.

“Mendoj që rëndësi shumë të madhe ka një protestë paqësore, jemi në vlugun më të madh të përgatitjeve, jam i bindur që edhe njerëz të VV-së e din që situata nuk ka ndryshuar pozitivisht”, ka thënë Haradinaj.

“Duhet t’i kundërshtojmë Mustafën e Thaçin me protesta. Nuk po flasim për presione, ne kemi pas diskutime pas anulimit. Njerëzit e aleancës kanë bo punë disa javore. Ne jemi pajtuar që të shtyhet protesta në mënyrë që të mos përçahet opozita, por jo ajo të shtyhet deri në pafundësi”.

“Kemi përgjegjësi ndaj elektoratit, sidomos ndaj qytetarëve të pjesës perëndimore të Kosovës”.

“Protesta do të mbahet me 14 maj në sheshin “Skënderbeu”. E konsideroj që protesta e majit do të jetë madhështore”, ka thënë Haradinaj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Forcimi i kapaciteteve të FSK-së, Jashari bisedon me prodhuesit në “SAHA Expo”

Forcimi i kapaciteteve të FSK-së, Jashari bisedon me prodhuesit në “SAHA Expo”

Tahiri: AAK do të garojë e vetme në zgjedhjet e 7 qershorit

Tahiri: AAK do të garojë e vetme në zgjedhjet e 7 qershorit

“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së