Në prag të ceremonisë së inaugurimit të Hashim Thaçit për President të Kosovës, siguria në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është e madhe dhe në hyrje të vendit ku do të zhvillohet ngjarja, janë vendosur skenerë sigurie për të kontrolluar të gjithë mysafirët që hyjnë në ceremoni.
Sheshi Skënderbeu, është tërësisht i bllokuar nga ana e policisë e po ashtu edhe rrugicat që të qojnë nëpër sheshet e Prishtinës.
Numri i policëve është jashtëzakonisht i madh, ka forca të shtuara edhe të policisë speciale të vendosura para ndërtesës qeveritare




























