Opinione

Tradhtia (fiskale) e elitave

07.04.2016 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Aldo Cazzullo/ Il Corriere della Sera

Diktatorët dhe kryeministrat e vendeve evropiane, regjisori simbol i së majtës liberale spanjolle dhe patriarkja e ekstremit të djathtë francez, futbollisti më i famshëm në botë dhe piloti nga Peskara, presidenti i porsazgjedhur për të pastruar FIFA-n dhe babai i kryeministrit britanik që zhvilloi një mbledhje kundër shmangies së taksave. Është tradhtia e elitave ndërkombëtare; përfshie dhe atas që si klani le Pen, hiqen sikur janë me popullin dhe se i luftojnë elitat e vjetra.

Që të jemi të qartë: një listë nuk është një vendim dhe të hapësh një llogari off shore nuk përbën në vetvete një krim (edhe pse shpesh shërben për ta kryer dhe për një politikan përbën gjithsesi një goditje për besimin e vendit dhe të zgjedhësve të tij). Por që tani Panama Papers duket se do të jenë skandali më i rëndë i epokës së revolucionit dixhital, në të cilën është bërë më e vështirë të fshihen perandoritë financiare, sekretet e pushtetit; dhe për herë të parë rrjeti dhe gazetat kanë ecur me hap të njëjtë, hakerat elektronikë dhe reporterët hulumtues janë plotësuar në mënyrë reciproke.

Tabloja që duhet verifikuar nga ajo që duket duhet të jetë e jashtëzakonshme. Në momentin më të zi të krizës, majat e diamantit të qeverisjes globale i kishin siguruar kursimet e tyre marramendëse; ndonjëherë përmes zgjidhjesh komplekse që i bëjnë të vështira hetimet, por ndonjëherë tjetër me hileja prej librash për të mitur, si për shembull kallëpet e arit të vëna në emër të kryeshërbyesit. Deri në rastin më të rëndë: bankat e mëdha gjermane, të shpëtuara me paratë e taksapaguesve, i ofronin klientëve specialë si rrugëdalje parajsat karaibike, duk e braktisur shtresën e mesme ndaj një trysnie tatimore mbi 40%, të cilën asnjë ekonomi nuk mund ta përballojë, aq më tepër në periudha të varfra si kjo. Dhe është një ngushëllim modest që kryeministrat e zgjedhur demokratikisht duhet të dorëhiqen, ndërsa diktatorët – që mbeten të tillë edhe kur konfirmohen nga një plebishit – mund t’i lejojnë vetes që t’ia vënë fajin Cia-s.

Nuk duhet të fshihemi meqë në listë ka edhe italianë. Duhet të urojmë sinqerisht që përgënjeshtrimet e orëve të fundit të konfirmohen nga faktet dhe që vërtet – sikurse është lajmëruar nga gazetat ekonomike – të paktën gjysma e 800 emrave kishin këkruar tashmë që ta rikthenin kapitalin në Itali; çka e zvogëlon anën gjyqësore por nuk e eliminon gjykimin moral. Mbetet një e dhënë: sistemi mediatik paraqitet shpesh si i lidhur me politikën; dhe televizioni publik vazhdon të japë disa konfirmime. Por në të vërtetë nuk ka asgjë më të lehtë se sa të sulmosh një politikan; nisin menjëherë duartrokitjet, nëpër emisione dhe në rrjet. Është më e vështirë të kesh një marrëdhënie kritike me pushtetin ekonomik dhe financiar. Nuk është e thënë të gjendet menjëherë një vijë e dobishme mesatare mes “beso kontrollo” dhe shfaqjes demagogjike sipas të cilës çdokush është i korruptuar dhe i korruptueshëm; mes dy thjeshtëzimeve sipas të cilave ose janë të gjithë të pafajshëm, ose janë të gjithë fajtorë (do të thotë,e dhe këtu, që askush nuk është fajtor). Të dallosh, të verifikosh, të gërmosh është gjithnjë më e mundimshme; por është e vetmja rrugë që kemi përpara. Pikërisht për respektin që i detyrohemi atyre shtresave të mesme që po përballen me krizën, ndaj atyre sipërmarrësve që luftojnë çdo ditë në ndërmarrje përkrah punëtorëve të tyre, ndaj atij opinioni publik që ndihet i dëmtuar dhe i befasuar nga lajmet panameze.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive