Çka tha Fatmir Limaj për Hashim Thaçin

E publikuar: 07/04/2016 18:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ditë para ceremonisë inauguruese të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se kjo që po e paraqet pushteti është një Kosovë e rrejshme dhe jo reale.

Sipas tij, Kosova nuk ka luks për skena të tilla që shihen vetëm në Lindjen e Mesme, raporton Indeksonline.

“Kosova është në krizë të madhe dhe nuk e ka luksin që po e paraqet pushtetit. Ajo që po pretendohet të paraqitet është një Kosovë e rrejshme, sepse nuk kemi luks për skena të tilla teatrale që shihen vetëm në Lindjen e Mesme”, ka thënë Limaj.

Ai i bëri këto komente pas një takimi që kishte me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.