Edhe pse gjenden në pjesën e epërme të renditjes disa skuadra janë më afër barazhit se sa titullit.
Trepça ’89 që ka 38 pikë, ka tetë pikë më shumë se Prishtina që është në pozitën e nëntë. 89-shi ka nëntë pikë më pak se lideri Feronikeli, transmeton Gazetaolle.com.
Minatorët edhe pse janë në pozitën e tretë më afër e kanë barazhin se titullin.
Pastaj vjen Llapi që gjendet shtatë pikë larg barazhit e dhjetë larg pozitës së parë.
Besa që është e pesta ka gjashtë pikë larg barazhit e 11 pikë larg vendit të parë. Të njëjtën gjendje sikurse Besa e ka edhe Gjilani që kanë pikë të njëjta.